Shqiptari që fitoi Doktoraturën që 17-vjeç dhe ndërtoi hekurudhën moderne në Austri

0
155

Karl Gega, prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno). Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.

Karl Gega lindi më 10 janar të vitit 1802 në Venedik, vdiq më 14 mars të vitit 1860 në Vjenë. Ishte inxhinier me origjinë shqiptare, ndërtues i hekurudhës së Semmering-ut prej Gloggnitz deri në Mürzzuschlag në Austri.

Ai studioi në Padova (Itali), ku ai në moshën 17 vjeçare e mori titullin Doktor i shkencave matematikore dhe inxhinierike. Karrierën si inxhinier e filloi me ndërtime rrugësh dhe ujësjellës në Venedik.

Ndër të tjera ndihmoi në ndërtimin e rrugës “Strada d’alemagna”, rrugës nga Treviso për në Cortina d’Ampezzo. Prej vitit 1836 deri më 1840 ishte udhëheqës i ndërtimit për pjesën e rrugës hekurudhore “Kaiser-Ferdinand-Nordbahn” prej Ludenburg deri në Brünn (Brno).

Gjatë kësaj kohe (1836 – 1837) studioi shkencat hekurudhore në Angli dhe në shtete të tjera evropiane.Në vitin 1842 Gega u emërua udhëheqës planifikimi për të gjithë Jugun e shtetit Austro-hungarez dhe për këtë arsye ndërmori një udhëtim studiues në Amerikë.

Njohuritë nga kjo ekspeditë Gega nuk i përdori vetëm për planifikimin e hekurudhës së Semmering-ut, por i publikoi edhe në dy vepra. Gega publikoi shumicën e shkrimeve të tij jo vetëm në gjuhën gjermane por në të njëjtën kohë edhe në italisht dhe frëngjisht.

Hekurudha filloi më 1848 të ndërtohet. Para mbarimit të saj më 1854 ai e fitoi titullin “Ritter” (Kalorës) (1851). Në vitet 1853/1854 Gega planifikoi tërë rrjetën e hekurudhave të të gjithë monarkisë Habsburgase.

Gega vdiq më 14 mars 1860 në Vjenë nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit. Ceremonia fetare është zhvilluar në Katedralen kryesore të Vjenës, Shën-Stefan, kurse trupi u varros në varrezat e Währinger-it ne Vjenë.

Më 1887, kur këto varreza u shpërngulën, sarkofagu me eshtrat e Gegës u vendos në panteonin e njerëzve më te shquar të Austrisë, pranë Mozart-it, Beethoven-it, Schubert-it, Strauss-it, Brahms-it dhe Alois Negrell-it (projektuesit të kanalit të Suezit).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here