Gazetari amerikan rrëzon pretendimet se biznesmenët shqiptarë i kanë paguar para ish-agjentit Mcgonigal për të mos i futur në “listën e zezë”, FBI zero impakt mbi DASH për “non gratën” e Berishës

0
123

Vazhdon jehona e skandalit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Këtë fundjavë për këtë çështje ka folur në një interviste ekskluzive për emisionin “Fokus” të gazetarit të njohur, Robert Papa,  gazetari i njohur amerikan i “Mother Jones”, Dan Friedman, i cili zbuloi dosjen e lobimit rus të Partisë Demorkatike që drejtohej nga Lulzim Basha. Zoti Friedman thotë mes të tjerash në intervistë, të cilën gazeta “SOT” po e sjell të plotë për lexuesin se Chalres McGonigal është i korruptuar dhe zhvatës, teksa shtoi se në ditët në vijim mund të nisin hetime edhe për Agron Nezën dhe Dorian Duçkën dhe madje tregon edhe dy skenarët që e presin kryeministrin Edi Rama.

Dan Friedman: Rama vazhdon nën hetim, do e thërrasin ne gjyq!

Emisioni “Fokus”: Si e gjetët se ruset po paguanin për Bashën? Ka qenë shkrimi juaj në mos gaboj ne 2018?

Dan Friedman: Nikolas Muzin ishte lobist këtu në Uashington; plotësoi një dokument si agjent i një të huaji, shkruante se paguhej nga Biniata Trade dhe thoshte se ishte kompani skoceze. Ai po punonte, veç kësaj për Partinë Demokratike. Te formulari i Biniates, shkroi se i pagoi për punën lidhur me PD, afro 100 mijë dollarë. Ne pamë te Biniata Trade dhe gjetëm lidhjet ruse. Dukesh që e paguante për këtë kishte paguar para nga Rusia.

Emisioni “Fokus”: Organizata juaj është jo për përfitime. A na shpjegon si funksionon? A paguheni për reklama? Si funksionon? Nuk jeni nën korporatat?

Dan Friedman: ‘Mother Jones’ është pjese e Fondacionit Progresi Kombëtar. Reklamuesit paguajnë dhe njerëzit paguajnë për abonim. Nën ligjet e taksave amerikane, është jo për përfitime. Pra nuk ekziston që të bëjë para, por nuk mbajmë ane, jo partizane.

Emisioni “Fokus”: E kuptoj. Unë e lexoj shpesh dhe marr informacion nga ju. Së fundmi keni shkruar se ka një lidhje mes McGonigal dhe hetimeve te Nik Muzin. Mund te na flisni diçka më shumë rreth kësaj?

Dan Friedman i “Mother Jones”: Ai është paditur në Nju Jork dhe Uashington DC, dy çështje më vete. Ne Nju Jork sepse ka dhunuar ligjet duke ndihmuar oligarkun rus, pa sukses të mënjanonte sanksionet. Te padia tjetër, pa treguar në formuluar, ka udhëtuar në Shqipëri dhe është takuar me kryeministrin Rama dhe kishte një lidhje me një ish-oficer  shqiptar spiunimesh. Ai jeton në Nju Xhersi. Emri tij është raportuar si Neza, ai i ka paguar McGonigal 225 mijë dollarë cash. Thonë se ka qenë për përdorim personal. Por mbasi merr këto pagesa  McGonigal përdor pushtetin e tij në FBI të nisë një hetim. Ndaj një lobisti pa emër që po bënte lobing kundër partisë së Ramës. Nuk jemi 100% të sigurt por ai është Muzin që po punonte për PD. Eshtë një ndikim se po hetonin mbase edhe te lidhjet ruse që po hetonim dhe ne. Ne nuk e dinim asokohe. FBI po hetonte paralel me raportimin tonë.

Emisioni “Fokus”: A do thotë se çdo gjë ishte bërë brenda ligjit se FBI nuk doli me akuza paditëse?

Dan Friedman: Jo, është e papërshtatshme. Sipas padisë, McGonigal përdori Nezën si dëshmitar kryesor, kjo është tërësisht e paligjshme. Ti nuk mund pranosh pagesa nga dikush që mund të përfitojë nga hetimi që ti po nis. Ti nuk mund të mos tregosh lidhjet me personat që përfitojnë. Kjo është tërësisht korruptive. Sipas akuzave. Është një sy i madh i nxirë për FBI. Padia merret shumë me oligarkun rus por puna qe lidhet me Shqipërinë kur ai ishte në FBI, kjo është më e keqe. Ky është një skandal i madh turpërues për FBI dhe agjencitë amerikane hetuese, në përgjithësi. Kur ne flasim këtu për korrupsionin në vendet e tjera, duhet të turpërohemi nga ky korrupsion i një zyrtari të lartë të FBI.

Emisioni “Fokus”: A na shpjegon për shikuesit shqiptarë si funksionon Juria e Madhe. Është akt-padi 7 ose 8 faqe dhe kryeministri shqiptar përmendet 6 ose 7 herë. Mendon se janë ndalur hetimet apo vazhdojnë?

Dan Friedman: Hetimet vazhdojnë. Ai është akuzuar, tani do kemi një çështje në gjyq. Ose do ketë marrëveshje ose do kemi gjyq, kjo na ndihmon neve gazetarëve se do dalin shumë informacione. Mbrojtja e tij do nxjerrë informacione në favorin e tij. Shpresoj do mësojmë më shumë.

Emisioni “Fokus”: Thuhet personi A, personi B dhe kryeministri shqiptar. Kanë qenë nën hetim?

Dan Friedman: A dhe B, nuk janë nevojshmërisht objekt i hetimeve, po mund të ngrihen më vonë akt-padi ndaj tyre. Jane dëshmitarë dhe pjesë e hetimeve. Hetimi përfshin Ramën se akt-padia përmend takimet që McGonigal ka pasur me të dhe ndërhyrjet që ai ka bërë në favor të Ramës. Nuk e dime se sa thellë kanë parë ndaj Ramës, diçka përtej lidhjeve që Rama bënte me McGonigal. Nga imuniteti diplomatik do kenë qenë më të kujdesshëm që ta zgjeronin mandatin e tyre ndaj tij.

Emisioni “Fokus”: A mund ta thërrasin si dëshmitar në gjyq?

Dan Friedman: Mund ta thërrasin por ai mund të ketë imunitet diplomatik. Mund të thotë se për arsye diplomatike nuk do marrë pjesë dhe gjyqtari mund ta përjashtojë si dëshmitar.

Emisioni “Fokus”: A është normale që një kryeministër i një vendi të vogël thotë se kam mik të madh një zyrtar të FBI. Nuk mendoj ka ndodhur me kryeministra të tjerë.

Dan Friedman: Jo! Nuk di rast të tillë. Kjo qelbët erë, vjen erë se diçka më shumë  po ngjet nga ajo që thuhet në akt-padi. Merr shumë vëmendje këtu në SHBA dhe në Shqipëri.

Emisioni “Fokus”: Nuk e di a je familjar, ka pasur një gjyq tjetër për një foto të Ramës më Obamën ku pagoi 80 mijë dollarë. Ne ate gjyq ai përmendet si personi A. Hera e dytë që ai është nën lupën e hetimeve.

Dan Friedman: Nuk jam familjar më atë çështje, s’them dot më shumë. Politikanë ngatërrohen në shumë gjëra.

Emisioni “Fokus”: Au përpoqe të intervistoje Bashën?

Dan Friedman: Jo kohët e fundit, por u përpoqa asokohe. Ai personalisht na sulmoi, me situata false, se na kishin paguar. Nuk i janë përgjigjur pyetjeve tona.

Emisioni “Fokus”: A mendon se ai gënjen sepse në Shqipëri ai ka thënë se kam marrë 500 mijë dollarë nga shqiptarët këtu.

Dan Friedman: Nuk e di saktësisht çka është e vërtetë. Muzin ka raportuar se i ka marrë gjithë ato para të lobonte për PD, por Basha dhe PD thanë se kanë paguar vetë 25 mijë dollarë, kjo nuk është shumë. Njeri prej tyre nuk po thotë te vërtetën. Nuk është qartë çfarë ndodhi saktësisht.

Emisioni “Fokus”: Si ndodh,ka një shkrim si te ‘Mother Jones’ ku mund të nisë hetime prokurori nga kjo indicie?

Dan Friedman: Është e mundshme që një prokuror të nise çështjen nga një artikull, kjo ndodh. Në këtë rast të veçantë, nga akt-akuza tregon se hetimit kanë nisur para shkrimit tonë. Pra nuk ka qenë artikulli burimi i nisjes së hetimeve. Formulari që ai plotësoi si agjent i të huajve, në dhjetor për Biniata Trade, 2017. Kjo qe arsyeja që ne pame te kjo dhe mbase tërhoqi interesin e FBI.  Njerëzit në Shqipëri po tregonin shumë vëmendje ndaj kësaj. Ajo tregoi vëmendje atje dhe ja dërguan McGonigalit dhe ai nisi këtë hetim. Është spekulimi im.

Emisioni “Fokus”: Xhon Shindler shkruaji për ‘Uashington Ekzaminer’ se janë paguar miliona dollarë nga oligarkë shqiptarë për McGonigal që të mos jenë në listën e zezë. A e ka FBI ose zyra e McGonigal këtë pushtet që të ndërhyjë për “Non Grata”?

Dan Friedman: Jo, nuk duhet ta kenë. E kam lexuar. Nuk e konfirmoj çka raportohet. Tronditëse; ose unë do ju hetoj ose ju do më paguani që të mos ju hetoj, çka është korrupsion i pastër, zhvatje. FBI nuk duhet ta ketë këtë fuqi, sepse duhet të ndjekë sundimin e ligjit. Ata nisin hetimet, vetëm kur kanë arsye të mira dhe nuk ka atë nivel diskutimesh personale. A e kane atë fuqi? Duket se të paktën McGonigal që i aftë të ushtronte atë nivel.

Dan Friedman: Nuk është e mundur, mendoj. Ai ka përdorur aksesin me maturi që të zhvaste para. Nuk duhet te këtë qenë i aftë ta bënte këtë gjë. FBI duhet ta shikoje.

Emisioni “Fokus”: A e ka FBI forcën të ndikojë në procesin e “Non Grata te Departamenti i Shtetit? Apo është diçka e ndarë?

Dan Friedman: Nuk besoj se nevojshmërisht FBI ka ndonje fuqi te Departamenti i Shtetit. FBI mund të thotë nëse dikush ka nja akt-padi për një krim, vendim i një prokurori federal, veçmas nga FBI, disa raste me Jurinë e Madhe,ata mund ta prezantojnë atë te Departamenti i Shtetit dhe evidenca te Departamenti i Thesarit. Realisht nuk e kanë atë fuqi. Nëse McGonigal thoshte se unë mund t’ju hetoj juve është një lloj shpërthimi që të paguhej prej tyre duke thënë se kishte atë fuqi që nuk e kishte realisht.

Emisioni “Fokus”: Media për jo përfitime krahasuar nga media e korporatave. Është diçka e mire se ju nuk raportoni te korporatat.

Dan Friedman: Ne mendojmë së është mirë. Strukturë ndryshe. Na lejon nje qasje ndryshe ndaj lajmit se sa mediat për përfitim. Ka pasur raportime rreth kësaj në ‘Nju Jork Times’ dhe ‘Uashington Post’.

Emisioni “Fokus”: A mendon se lobimi ne SHBA nuk është një gjë e mire për vende të vogla si Shqipëria? Paguajnë për këte, paguan 20 mijë dollarë bën një foto me Trump. A mund të bëhet diçka të ndalohet kjo? Për ne mban erë të keqe. Edhe donacioni 5 mijë dollarë për një foto.

Dan Friedman: Po, jam dakord. Problametike. Lobistët e keqinterpretojnë nivelin e ndikimit të tyre te qeveria amerikane qe të kërkojnë shumë para nga njerëz që mendojnë se po patën akses të presidenti  është ndihme e madhe për ata. Ka ligje se çfarë mund të bëjnë lobistët. Dhe çfarë duhet të raportojnë. Ka ligje konfuze, ka përpjekje ti reformojnë ligjet. Po të reformohen disa ligje do ndihmonin kundër korrupsionit të lobistëve.

Emisioni “Fokus”: Nuk është normale, një foto me Trump shikohet si gjë e madhe në Shqipëri.

Dan Friedman: Shumë nga lobingu është në rregull, për t’ju afruar qeverive pikëpamje të ndryshme dhe perspektivën e nje kompanie apo një vendi. Ok. Ambasada mund ta bëjë këtë gjë, ndaj janë këtu. Por problemi aksesit bëhet problematik. Ka disa lobistë që jane abuzues seriozë. Jo çdo lobist është i keq, janë disa që kalojnë kufijtë.

Emisioni “Fokus”: A ke qene në Shqipëri?

Dan Friedman: Jo, kam qenë në Kroaci dhe Bosnjë, shpresoj të vij.

Emisioni “Fokus”: Kemi pas shume probleme së fundmi me ambasadoret amerikanë në Shqipëri flasin si yje ekrani, po te bej nje krahasim  skandaloz, Grenell ne Gjermani. Jane shume te përfshirë në politikë.

Dan Friedman: Nuk di shumë në përgjithësi për ambasadorët por Grenell ishte një katastrofë. E vuri Trump dhe shkaktoi probleme në Gjermani. Ai donte te publikonte  shumë për kontributin e tij modest mes kosovarëve dhe serbëve. I egër me ata që nuk bien dakord publikisht më atë qe bën akuza false për shumë njerëz. Mendoj Grenell ishte një zgjidhje e varfër si diplomat dhe një turp  për Amerikën.

Emisioni “Fokus”: Tashme është precedent të paguhet nga Shqipëria dhe Serbia. Nuk është mirë për Departamentin e Shtetit, mendoj.

Dan Friedman: Para se të futej në qeveri kishte kontrate për marrëdhënie publike për qeveri të huaja por pa u regjistruar si lobist i huaj. Ka pasur pyetje nëse po dhunonte ligjin. Një zgjidhje e keqe për një diplomat.

Emisioni “Fokus”: E shikon politikën amerikane, mua më duket shume e ndarë, republikanë dhe demokratë, jo si ka qene dikur.

Dan Friedman: E përçarë, shumë partizane, tribaliste. Njerëz që  rrinë ngushtë rreth partisë pavarësisht pozicioneve qe marrin. Mbështetësit e ish presidentit Trump kanë vlerësuar ideologji anti-demokratike. Shqetësim për pjesën tjetër të vendit, fatkeqësisht ndryshe si ka qenë. Disi më mirë se sa nga administrata Trump, por shumë më keq se vitet 90-të.

Emisioni “Fokus”: A po e ndjek situatën në Kosove, a e ke idenë e asociacioneve serbe?

Dan Fridman: Nuk e kam idenë e mire se çfarë po ndodh atje. Jam pak injorant për ketë.

Emisioni “Fokus”: Çfarë mësimi të mirë mund të marrë një gazete shqiptare nga Mother Jones?

Dan Friedman: Mendoj se ka raportim të mirë në Shqipëri. Raportim energjetik, kane qene të sjellshëm ndaj meje. Unë s’jam dikush që kam shumë zgjuarsi. Te historia që folëm gërmuan thellë ti gjenim deri në fund. Nga po vinin këto para? Dëshiroj të vazhdoj ta bëjë këtë. Gazetaret shqiptarë duhet të përpiqen të qëndrojnë në këto ndodhira. Edhe pse kërkon vite të gjejnë sa më shumë informacione ne rastin konkret, te bëjnë trysni, të gërmojnë dhe të pyesin.

Emisioni Fokus: Mbas hetimit ne Kongres a mendon se FBI do të ndryshojë diçka?

Dan Friedman: Nuk e di se a do të ndryshojnë. Ai vendosi të dalë në pension, ai është e pazakonta, nuk  ndodh kështu shumë. Nuk jane paguar aq shumë sa në sektorin privat, krijon shpërblime të këqija. Është problem qe do vazhdojë.

Emisioni “Fokus”: Nëse dua të bej një donacion.

Dan Friedman: Shko te faqja në internet, e lehtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here