Barcelona e Junajtid barazojnë në “Kamp Nou”, fatet e kualifikimit në Europa League janë të hapura

0
110

Liga e Europës zbriti mbrëmë në fushë, me ndeshjet e xhiros së 1/8 e finales, ku padyshim kryedueli ishte ai mes Barcelonës dhe Mancester Junajtid, një sfidë e konsideruar edhe si finale e parakohshme e këtij aktiviteti. Të zhgënjyer nga eliminimi në Champions, dy skuadrave u duhej të tregonin potencialin e tyre për të pasur siguri që do ta fitojnë garën, por shorti I kishte vendosur përballë njëra-tjetrës shumë herët. Kështu, ndeshja e parë e fazës së 1/16-tave në Europa League mes Barcelonës dhe Manchester United u mbyll në barazim 2-2. Sfida ishte spektakolare teksa në “Camp Nou” të dyja skuadrat kërkuan me ngulm suksesin edhe pse në fund u dorëzuan me kualifikimin që tashmë mbetet i hapur për javën e ardhshme në “Old Trafford”. Sa i takon pjesës së parë, Barcelona dhuroi shkëndijën e parë të sfidës me anë të Robert Levandovskit me polakun që i mori kohën mbrojtësit Shaë por në fund u ndal nga ana e portierit David De Gea. Megjithatë, anglezët e morën shpejt situatën në dorë dhe krijuan dy episode me anë të Ëeghorst dhe Rashford, por që Ter Shtegen ia doli në të dyja momentet. Barça u kundërpërgjigj me anë të Jordi Albës, por Ëan Bissaka e ndali në fund. Me rezultatin 0-0 u mbyll pjesa e parë ndërsa fraksioni i dytë, solli emocione të mëdha duke qenë se u shënuan katër gola. Në të 50-tën, vendasit shënuan me anë të Markos Alonso. Megjithatë, përgjigja e United ishte e menjëhershme dhe tre minuta më pas barazoi Rashford, ndërsa në të 59-tën ishte sërish sulmuesi i “Djajve të Kuq” që u bë protagonist. Këtë herë nuk shënoi por pasi dribloi në mënyrë fantastike Rafinjan, pasoi në zonë aty ku Kounde devijoi gabimisht topin në portën e tij. Gjithsesi, Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të, Rafinja riktheu sërish ekuilibrat. Në fund, blaugranat iu afruan edhe golit të avantazhit teksa Kasemiro për pak sa nuk shënoi në portën e tij pasi devijoi topin që u përplas në shtyllë. Fati ishte në anën e Mancester Junajtid teksa në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2, me vëmendjen që tashmë spostohet tek ajo që do të ndodhë në “Old Trafford”. Në ndeshjet e tjera, Roma bie në transfertën austriake ndaj Salzburg. Verdhekuqtë patën mundësi të mira shënimi me anë të Abraham dhe Beloti, por në fund dolën të mposhtur pas një goli të Capldos në minutën e 88-të. Tashmë, në javën e ardhshme, italianët i pret një mision i vështirë për të përmbysur Salzburgun në Olimpico. Ndërkohë, Ajaks nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Unionit të Berlinit ndërsa Shakhtar Donetsk fitoi në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Renes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here