Avokati Spartak Ngjela,ka komentuar situatën politike në vend dhe jo vetëm. Teksa ka komentuar lulëzimin e korrupsionit në vend, ai u shpreh dje gjatë një interviste televizive separatë e korrupsionit janë hedhur në treg. Sipas tij, këtu investojnë ata që janë klientelë e qeverisë sepse nuk i gjen gjë. “Se pati dy goditje të mëdha. Nuk e lanë komunistët dhe duke qenë komunist krerët e tyre disa prej tyre ishin edhe me Beogradin , nuk e lanë ekonominë tregut që të shpërthente. Unë them që kishin lidhje, por se ca bënë nuk dihet. E dinin fitimin vjedhje, unë i dëgjoj dhe sot. Korrupsion i madh thonë, broçkulla. Paratë kanë hyrë në treg. Unë jam me një tjetër filozofi. Fute korrupsionin në burg po ai bëri pallate. Ai s’mori paratë tuaja dhe i investoi në bankat e Zvicrës, ai i investoi këtu. Ka dhe nga ata që i kanë çuar në bankat e tyre, atyre le tua marrin. Ai i ka investuar këtu. Ai ka bërë zhvillim me korrupsion, tregu kërkon para, nuk pyet nga i ke marrë. I përdor, nëse dalin se kanë dalë nga shkelja e ligjit ai të mbajë përgjegjësi. Fakti që mungon tregu i lirë nuk kemi zhvillim dhe nuk ka drejtësi. Nga ana tjetër nuk funksionon pushteti gjyqësor. Këtu investojnë ata që janëklientelë e qeverisë sepse nuk i gjen gjë. Ne nuk kemi investime në treg”, deklaroi ai.
Ngjela komenton gjyqin për vulën e PD
Më tej avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se është i bindur se Gjykata e Apelit nuk do ta njohë Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike. Ai theksoi se protesta e thirrur nga Sali Berisha më 3 mars kërkon të ushtrojë presion mbi gjykatën, ndërsa shtoi se kjo e fundit nuk dihet të bjerë në nivelet e frikës, por thjesht duhet të zbatojë ligjin.“Nuk do njohin partinë që ka bërë Saliun dhe do vazhdojë PD, me Alibeaj dhe me këtë. Nuk e njohin gjykatën këta në konceptin psikologjik dhe nuk e dinë se çfarë është gjyqtari dhe si devijon. Presioni gjyqtarët nuk i tremb, është aksiomë dhe kjo s’është e imja. Këta trembin gjykatën që gjykata të shkel ligjin dhe Gjykata pikërisht për këtë nuk duhet ta bëjë. E caktuan datën tre, që palët të mos kenë revolta dhe gjëra të tjerë dhe pas dy ditësh merr fund gjithçka dhe regjistrohen dhe do të filloj procesi zgjedhor”, tha ai. Avokati shtoi më tej se Sali Berisha nuk ka parti dhe atë askush nuk e njeh në Evropë si përfaqësues i Partisë Demokratike.“Kjo që po ndodh me Berishën do të thotë se kanë lidhje. Të gjitha kanë nisur me non gratën e Saliut. Ai nuk ka parti. Ajo s’është parti, ajo është parti ilegale. Ka vajtur në Evropë dhe e kanë pritur në ndonjë kongres? Jo! Kush e njeh atë, vetëm “pula” e lagjes së tij e njohin. Nuk e kanë inat, por e dinë që nuk është legale. Ata e dinë se ky ka shkelur ligjin”, u shpreh ai.
Avokati: Partitë s’bëjnë revolucion
Ndërkohë zoti Ngjela theksoi gjithashtu se revolucionin nuk e bëjnë dot partitë politike, por masa të mëdha njerëzit, të cilat janë të revoltuara me sistemin në tërësi dhe për analogji solli rastet klasike të revolucionit francez. Sipas tij, Berisha nuk e ka forcën e numrave për të bërë revolucionin shumë të dëshiruar, por të pamundur.“Nuk ka forcë numri. Nuk e diskutoja fare. I pandehuri po nuk ka avokat flet marrëzira në gjyq dhe mbani mend nga unë këtë. Ky nuk e di çfarë janë ligjet. Ai kishte shpresën me goditje me armë, por ata nuk iu përgjigjen, por ata morën shashka. Pse duhet të shkojnë njerëzit të përplasen, përse? Nuk e keni menduar se njeriu është një qenie racionale dhe pastaj çfarë do marrin, me se do ta marrim? Ky e ka ushtrinë, Saliu ka ushtrinë? Jo. Çfarë ka Saliu? Ka njerëzit të armatosur në mitingje, jo, sepse shkon në burg, Si bëhet revolucion, me grushte, bëhet me grushte por duhet të jenë 400 mijë dhe duhet të jenë të revoltuar me sistemin, Revolucion mund të bëjë populli, ska lidhje me partitë. Partitë s’e bëjnë revolucion”, shtoi Ngjela. I pyetur se si i ka parë protestat e PD, ai tha se protestat janë gjë normale në një shtet. Sipas tij revolucionin e kanë futur si shprehje për të justifikuar dhunë, revolucioni është i vështirë. “Protestat janë gjë normale në një shtet. Revolucionin e kanë futur si shprehje për të justifikuar dhunë, revolucioni është i vështirë. Revolucioni është jetë a vdekje kurse këta tremben nga gazi lotsjellës”, nënvizoi Ngjela.