Thënia e popullit se: “Vesi vdes me shpirtin”, duket se është më aktual se kurrë, kur vjen puna tek ish-kryeministri Sali Berisha, i cili njihet si një nga dhunuesit e fjalës së lirë. Berisha gjatë viteve që ka qenë në pushtet, ka rrahur, dhunuardhe djegur media e gazetarë, ndërkohë që dje këtë“cen-pasion-ves” ai e ka riaktivizuar sërish. Duke folur në njëkonferencë për shtyp në selinë blu, të cilën e mban tëpushtuar pa folur ende drejtësia, Berisha ka sulmuar ashpër drejtuesit e televizionit “ABC Neës”, pasi këta të fundit janë kthyer totalisht në mbështetje të qeverisë. Vëllezërit Devolli nga Kosova blenë pak kohë më parë televizionin, duke e kthyer atë të shërbim të qeverisë, sipas “Foltores” dhe Berisha sot i ka sulmuar ashpër. Sipas tij, ata po i krehin bishtin e Ramës në këmbim të akcizës së birrës.“Ka një pushtim të medieve. A e dini që për ABC-në, u shkatërrua e gjithë industria e birrës në Shqipëri? Për të futur ABC-në në dorë, pronari i birrës Peja, Devolli, imponoi ndryshimin e akcizës së birrës, de facto asgjësimin e birrës në Shqipëri.Unë i them atij, mënyrën se si po e përdor atë televizion, po bën shërbimin më të keq Kosovës, Shqipërisë, por edhe biznesit. Opozita shqiptare do mbajë qëndrimet e saj.U ndryshuan akcizat e birrës për të favorizuar Devollin. U bë pazari me ABC-në, dhe po të vini re, e ka shndërruar atë në një Kol Balla biss. Se ai i mban të dyja. Këtu është drejtor, aty është debator.A ka më neveri se kjo? Kjo është vetëm njëra anë, ka edhe të tjera.Unë denoncova këtë sot. Ne jemi miq të medias, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ndaj opozitës, opozita do të të përgjigjet.Se ke ardhur me një mision për të shndërruar televizionin në një altoparlant Rama-Veliaj. Ky ka kaluar në ekstrem, në çmenduri.Vjen dhe heq një seri gazetarësh. Të gjithë. Ka mbetur Kol Balla me Kol Ballën”, deklaroi Berisha.



































