Google search engine
Home Sport Kategoria I/ Dinamo fiton dhe shkëputet me 4 pikë nga Skënderbeu

Kategoria I/ Dinamo fiton dhe shkëputet me 4 pikë nga Skënderbeu

0
230

Në Kategorinë e Parë situata duket më premtuese se në Superiore, nisur nga rivaliteti që kanë prodhuar këtë sezon skuadrat pjesëmarrëse. Ka disa ekipe që synojnë të ngjiten në elitë dhe ky rivalitet i jep emocion garës. natyrisht, Dinamo, Flamurtari, Skënderbeu, Besa, Korabi e ndonjë tjetër shpresojnë të ngjiten në Superiore. ndërkohë, dje dueli mes Dinamos dhe Skënderbeut, dy ekipet më të mira të Kategorisë së Parë, e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1. Bardhekuqtë, në rolin e sfiduesve, edhe pse shënuan të parët, nuk ia dolën ta ruanin epërsinë, duke u kthyer drejt Korçës disi të përzitur për humbjen e një mundësie për ta ngushtuar në vetëm një pikë diferencën më kryeqytetasit. Sfida u zhbllokua që në minutën e shtatë nga korçarët, falë golit të Temitopen. Gjatë pjesës së parë nuk munguan mundësitë për gola të tjerë, por të dyja skuadrat nuk ia dolën të finalizonin. Goli i barazimit u shënua në minutën e 82-të nga Bakabar, i cili tundi rrjetën e Ruçit pas një asisti të Markut. Me këtë barazim Dinamo shkon në kuotën e 31 pikëve dhe Skënderbeu mbetet i dyti me 27 pikë. Deri në fund gara mund të prodhojë jo pak surpriza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here