Google search engine
Home Bota Forca ajrore holandeze kap tre avionë ushtarakë rusë pranë shtetit europian

Forca ajrore holandeze kap tre avionë ushtarakë rusë pranë shtetit europian

0
132

Dy avionë luftarakë holandezë F-35 kapën tre avionë ushtarakë rusë pranë Polonisë. Lajmi është konfirmuar nga ministria e mbrojtjes e Holandës në një deklaratë të hënën vonë.

“Aeroplani i panjohur iu afrua zonës së përgjegjësisë polake të NATO-s nga Kaliningrad”, -tha ministria e Holandës, raporton Reuters.

Kaliningrad është një zonë bregdetare ruse e Balltikut e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vendet anëtare të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

“Pas identifikimit, rezultoi se ishin tre avionë: një rus IL-20M Coot-A që u shoqërua nga dy Su-27 Flankers. Avionët holandezë shoqëruan formacionin e avionëve rus dhe ia dorëzuan partnerëve të NATO-s”.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar ende mbi ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here