Google search engine
Home Sport Dhunë në Kategorinë e Dytë, priten penalitete për Shkumbinin e Delvinën

Dhunë në Kategorinë e Dytë, priten penalitete për Shkumbinin e Delvinën

0
148

Ndeshja midis Delvinës dhe Shkumbinit ka degjeneruar në dhunë, pas golit të shënuar nga Delvina dhe ku takimi ishte ndërprerë për disa minuta. Pas nisjes së konfliktit kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe kanë bërë sigurimin e të dy ekipeve, K.F. Delvina dhe K.F. Shkumbini. Si pasojë u proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit F. H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shefi i klubit të futbollit të K. F. Shkumbini dhe shtetasin A. G. 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajner i klubit të futbollit të K. F., Delvina. “Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Peqinit, kishin marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve K. F. Shkumbini dhe K. F. Delvina, e cila filloi në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peqinit. Masat për sigurinë brenda stadiumit i kishte marrë Policia Bashkiake, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, sipas rregullores, kishin marrë masa për sigurinë në perimetrin e jashtëm të stadiumit. Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë sigurimin e të dy ekipeve, K.F. Delvina dhe K.F. Shkumbini. Ndeshja do të caktohet me vendim tavoline nga Disiplinori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here