Google search engine
Home Politike Kufizime për pasaportat diplomatike, jo më për kryetarët e partive jashtë Parlamentit,...

Kufizime për pasaportat diplomatike, jo më për kryetarët e partive jashtë Parlamentit, përfiton GJKKO dhe sekretari i GJK, ja emrat e politikanëve

0
193

Qeveria vendosi para dy ditësh hapësirat e reja për përdorimin e pasaportave diplomatike. Në VKM e fundit, vendoset që krerët e partive joparlamentare humbasin të drejtën e përdorimit të pasaportës diplomatike dhe kjo vlen vetëm ata që janë deputetë në Parlament. Po ashtu, të drejtën e pajisjes me pasaportë diplomatike e përfitojnë nga ndryshimet e reja dhe gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Bashkë me ta, edhe Sekretari i Gjykatës Kushtetuese fiton të drejtën e marrjes dhe përdorimit të pasaportës diplomatike. Ata që nuk do të përdorin më këtë dokument zyrtar shtetëror, do të kenë mundësi të përdorin pasaportat e zakonshme që disponojnë. Kryetarët e partive të cilët do të vijojnë të mbajnë pasaportën diplomatike janë : Fatmir Mediu, Partia Republikane; Agron Duka, Partia Agrare Ambientaliste; Dashamir Shehi, Partia Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar; Shpëthim Idrizi, Partia për Drejtësi Integrim e Unitet; Vangjel Dule, Partia për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut; Tom Doshi, i cili ishte i regjistruar si kryetar i Partisë Socialdemokrate; Lulzim Basha, i cili figuron ende si kryetar i PD dhe kryeministri Edi Rama, qoftë si kryeministër, por edhe si kryetar i Partisë Socialiste. E humbasin të drejtën për mbajtjen e pasaportës diplomatike krerët e këtyrë partive: Adriatik Alimadhit, Partia e Ballit Kombëtar; Myslim Murrizit, Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare; Astrit Patozit, Bindja Demokratike; Selami Jenisherit, Aleanca për Bashkimin Popullor; Kujtim Gjuzit, Ora e Shpresës Konservatore; Jozefina Topallit Partia Lëvizja për Ndryshim, Edmond Stojkut, Partia Aleanca Demokracia e re dhe Arian Galdinit, Partia Lëvizja e Re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here