Pas raportimeve se Kievi po e përdorte Space X për të synuar pozicionet ruse me dronë, Elon Musk ka kufizuar qasjen e Ukrainës. Në fillim të luftës, Ukraina mori mijëra antena Space XStarlink që lidhen me satelitët dhe i ndihmojnë njerëzit të qëndrojnë të lidhur me internetin. Kujtojmë SpaceX është një kompani amerikane e themeluar nga Elon Musk. Ndërsa shefja e Space X Gwynne Shotwell tha se teknologjia Starlink nuk kishte për qëllim të ishte kurrë një armë. Ajo iu referua përdorimit të supozuar të Starlink nga Ukraina për të kontrolluar dronët dhe theksoi se pajisjet ishin dorëzuar për qëllime humanitare. “Ushtria ukrainase nuk do të jetë më në gjendje të përdorë internetin satelitor të Starlink” shtoi ajo më pas. Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftë, ku Kievi i përdori ato për të kërkuar trupa ruse, për të hedhur bomba dhe për t’i ndalë sulmet me dronë rusë. Shotwell konfirmoi se ishte e pranueshme që ushtria ukrainase të vendoste teknologjinë Starlink për komunikim, por ka thënë se qëllimi i saj nuk ishte ta përdorte atë për qëllime luftimesh.Portali Meduza, i ndaluar së fundmi në Rusi, shkruan se Ukraina ka marrë 30,000 terminale të tilla. Rrjeti i Starlink u aktivizua në Ukrainë menjëherë pas fillimit të pushtimit rus. Përdorimi i rrjetit pjesërisht paguhet nga SpaceX, dhe pjesërisht nga vendet perëndimore. Sipas disa raporteve, komandanti ushtarak ukrainas Valery Zaluzhny komentoi në Starlink si jashtëzakonisht të dobishme. Në vjeshtën e vitit të kaluar, pronari i kompanisë, Elon Musk, kërkoi që Pentagoni të paguajë një pjesë të kostove në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të përdorë sistemin. Megjithatë, menjëherë pas kësaj, ai njoftoi se Space X do të vazhdojë të ofrojë shërbimet e saj në Ukrainë edhe pse po humbet para.








































