Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për konfirmimin në detyrë të Arbër Çelës, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në njoftim, bëhet me dije se sot, dy muaj pas dhënies së vendimit nga KPA, ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë rikonfirmim. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. “Në datën 7.12.2022, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arbër Çela, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vendimi nr. 595, datë 7.12.2022, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 6.2.2023. Po sot, më datë 6.2.2023, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.