Termeti nuk kursen as historinë!, shembet kalaja mbi 2000-vjeçare e Gaziantepit në Turqi

0
134

Kalaja e Gaziantepit, e ndërtuar nga romakët dhe e rindërtuar nga selxhukët, u shemb. Shkak u bë tërmeti që tronditi në orët e para të mëngjesit Turqinë, që deri më tani ka shkaktuar 273 viktima, e mijëra të plagosur.

Kalaja e Gaziantepit ishte një kala e ndërtuar së pari nga Perandoria Hittite si një pikë vëzhgimi dhe më vonë e kthyer në një kala kryesore nga Perandoria Romake në majë të një kodre në qendër të Gaziantep, Turqi në shekullin 2 dhe 3 pas Krishtit.

Perimetri i kalasë në formë të rrumbullakët është 1200 metra. Muret janë ndërtuar prej guri dhe kalaja përbëhet nga 12 kulla, por tani shumë pak nga kjo histori ka mbetur. Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues. Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë dhe Sirisë duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe mbi 1000 të plagosur. Lëkundja tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmara?, Gaziantep, Diyarbak?r, Malatya, ?anl?urfa, Ad?yaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Të plagosurit, të cilët janë nxjerrë nga rrënojat e godinave, janë dërguar në spital.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here