“I vinin me çantë prej vitit 2021″/ Zbërthehet pastruesja dhe ngjarja merr tjetër rrjedhë, Rozeta Dobi tregon konfliktet që kishte ish zyrtarja me bashkëshortin: Vjedhja ishte një inskenim, ajo me burrin e saj…

0
285

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi, që çoi në arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi.

Në dëshminë e saj, ajo ka pretenduar se ka pastruar 8 shtëpi të mbushura me para. Pastruesja ka rrëfyer se vjedhjen e inskenoi “pasi Alda Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, për shkak të konflikteve mes tyre.

49-vjeçarja ka deklaruar se paratë në shtëpinë e Alda Klosit vinin me me çanta prejt vitit 2021 dhe se ajo i ka kërkuar që t’ia ruante.

“Paratë vinin që nga viti 2021. Unë nuk kam dijeni kush i sillte, por paratë vinin në çantë. Në dhjetor 2022 Alda ngaqë kishte konflikte me burrin më kërkoi t’i ruaja. Ditën që i mora me çantë i mora nga kasafortë, pasi Alda nuk ishte në shtëpi. Më tha ajo vetë merri në kasafortë.

Ngjarjen e vjedhjes e inskenova pasi ajo donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin”, mësohet të ketë thënë Rozeta Dobi, raporton News24.

Është e paqartë se kush e ka telefonuar policinë ditën kur janë marrë shumat e konsiderueshme të eurove nga banesa, vajza e ish-zyrtares apo vetë Alda Klosi.

Në dëshminë e parë Alda Klosi ka pretenduar se i janë vjedhur vetëm para e bizhuteri dhe një shumë parash për përdorim vetjak.

“Shumë për përdorim vetjak, para e bizhuteri”, ka treguar Alda Klosi për policinë në dëshminë e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here