Google search engine
Home Bota Një “balonë përgjimi” kineze mbi SHBA, Biden këshillohet të mos urdhërojë rrëzimin,...

Një “balonë përgjimi” kineze mbi SHBA, Biden këshillohet të mos urdhërojë rrëzimin, ja arsyeja

0
219

Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh dhe zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin e saj për shkak të shqetësimit se copërat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi”, u tha gazetarëve të enjten një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, dy ekonomitë më të mëdha në botë, kanë qenë të tensionuara kohët e fundit, me përplasje për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vizitojë Kinën pas disa ditësh

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikëqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po funksiononte mbi trafikun ajror civil dhe nën “pjesën e jashtme të hapësirës”.

Udhëheqësit e lartë ushtarakë amerikanë shqyrtuan mundësinë e rrëzimit të balonës mbi shtetin e Montanës por përfundimisht rekomanduan kundër një lëvizjeje të tillë për shkak të rrezikut të mundshëm të sigurisë nga copëzat e saj.

Zyrtarët amerikanë e diskutuan këtë çështje me homologët e tyre kinezë.
“Ne u kemi komunikuar atyre seriozitetin me të cilin e trajtojmë këtë çështje,” shtoi zyrtari.

Balonat përgjuese kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë vitet e fundit, por kjo balonë duket se ka qarkulluar më gjatë se në rastet e mëparshme, tha zyrtari.

“Aktualisht, ne vlerësojmë se kjo balonë ka vlerë të kufizuar shtesë nga këndvështrimi i mbledhjes së informacionit të zbulimit, por ne gjithsesi po marrim hapa për t’u mbrojtur kundër mbledhjes së informacionit të ndjeshëm nga zbulimet e huaja,” tha zyrtari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here