A u kërcënua nga Yuri Kim? ” I thotë një deputeti të PD që shko e thuaji që nëse deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë, ndaj fëmijëve të tij do merren…”/ Berisha tregon prapaskenat e diplomates

0
127

Kreu i PD Sali Berisha u pyet sot nga gazetarët nëse ai është kërcënuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim. Berisha gjatë konferencës me gazetarët, tha se Kim i ka thënë një deputeti të PD se ndaj tij dhe fëmijëve të tij do të merren masa nëse nuk pranonte cfarë kishte kërkuar.

Për Berishën. Yuri Kim ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, pa tender të hapur.

Berisha: Në pushtetin e verbër të këtij regjimi Yuri Kim ka qenë një lloj McGonigal i hapur. Në dy aspekte. Në përpjekjen e saj antikushtetuese, anti demokratike për të shkatërruar opozitën dhe kjo është në një zinxhir deklaratash por po kaq ajo mendoi se unë mund të shantazhohesha. Ndër të tjera i thotë një deputeti të PD që shko e thuaji që ne qofte se deri nesër Sali Berisha nuk pranon këtë, ndaj fëmijëve të tij do i merren këto masa. Iu përgjigja me qetësi.Nëse ju kujtohet, Lul Brava iu thonte bashkëpunëtoreve se fëmijet e tij do e pësojnë keq. I ka lejuar vetes, ajo në këtë aspekt ka tejkaluar cdo lloj limiti. Ajo ka qenë promotore e bizneseve të padrejta, pa tender të hapur dhe ato janë baraz korrupsion.

Ajo ka mbrojtur koncesionin e Skavicës pa tender, ajo ka mbrojtur koncesionin e Butrintit pa tender, koncesionin për ndertimin e TEC-it në Vlorë kur Teci kushtoi 110 mln, ndërsa kthimi në gaz 120 mln euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here