Merkato/ Valencia synon titullarin e Juventusit, Ruganin

0
112

Në ditët e fundit të merkatos Juventusi synon shitjen ose shkëmbimin e një futbollisti. Në fakt bëhet fjalë për Ruganin, që e ka shprehur vetë dëshirën e transferimit në Spanjë. Kështu, mësohet se skuadra e Valencias po synon ta forcojë mbrojtjen gjatë këtij afati kalimtar dhe po insiston në transferimin e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani. “AS” shkruan të premten se Valencia është në negociata me Juventusin dhe marrëveshja mund të arrihet brenda pak ditësh, pasi Rugani dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Spanjë. Për kartonin e 28-vjeçarit, Valencia është gati të ofrojë deri në pesë milionë euro. Rugani ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024, por ka kërkuar largimin për shkak të minutazhit së vogël. Ai këtë sezon ka 5 paraqitje për Juventusin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Empoli. Sezonin e shkuar, Rugani ishte huazuar te Kaliari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here