Kejlor Navas nuk pranon stolin, do të largohet nga Paris San Zhermen

0
120

Merkato po shkon drejt fundit dhe klubet po intensifikojnë lëvizjet e tyre në treg, me shpresën se do të bëjnë goditjet e dëshiruara në ditët që kanë mbetur. Një situatë disi e sikletshme mbretëron tek Paris San Zhermen, ku portieri italian Xhixhi Donaruma ka qenë titullar në takimet e fundit dhe kjo ka bërë që të dalë “i tepërt” portieri veteran Kelor Navas. Ky i fundit, duke parë situatën e krijuar dhe pakësimin e shanseve për të qenë portier i parë, po kërkon të largohet drejt një ekipi tjetër në një kampionat jashtë Francës. Po si qëndron e vërteta me portierin dhe rivalitetin e tij me Donarumën? Janë mediat sportive franceze që shkruajnë se Kejlor Navas nuk ka qenë kurrë  kaq afër largimit nga Paris San Zhermen, skuadër nga e cila ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e portierit italian Donaruma. Portieri 36-vjeçar, sipas medieve angleze ka pranuar së fundmi ofertën e Notinghem Forest dhe pritet të zëvendësojë Dean Henderson. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë gjatë, ndaj anglezët janë të detyruar të lëvizin në merkato dhe koha nuk premton, ndaj “The Reds” janë vendosur në lëvizje dhe duan të përfitojnë në maksimum nga momenti jo i mirë që po kalon portieri nga Kosta Rika. 36-vjeçari ka pasur oferta në këtë periudhë edhe nga dy skuadra të tjera, Al-Nasr dhe Burnemouth, por ish-portieri i Real Madrid duket se është bindur nga oferta e fundit, pikërisht nga Notinghem Forest, ndikuar edhe nga dëshira e tij për të luajtur në Premier League. Për momentin, pezull mbetet vetëm mënyra e transferimit, kjo pasi PSG nuk pranon huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit sepse parizienët kërkojnë të shkëpusin përfundimisht kontratën me portierin dhe duan një transferim të plotë në janar. Kejlor Navas ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me PSG dhe anglezët tani po mendojnë seriozisht për këtë operacion pasi edhe koha nuk premton, ndërsa sipas medieve angleze bëhet fjalë për një transferim që Forest do t’i kushtojë rreth 6 milionë euro. Ndërkohë, trajneri Galtier ka folur edhe për pamundësinë e afrimit të lojtarit të Interit, Shkriniar. Qendërmbrojtësi sllovak ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interit, teksa u raportua se ai është objektivi kryesor i parisienëve. Megjithatë, Galtier ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë të përforcohet me një sulmues anësor. “Nuk kam folur kurrë për përforcime në mbrojtje, ne jemi në kërkim të një anësori sulmues. Ne kemi shitur një sulmues Pablo Sarabia, kështu që po kërkojmë dikë në të njëjtin rol. Ne kemi shitur një sulmues anësor dhe nuk kam përmendur kurrë përforcime në mbrojtje”, tha Galtier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here