Kampionati brazilian, numri një në ligat botërore

0
120

Nëse dikush mendon se kampionati anglez është më i forti në botë, gabohet. Federata Internacionale e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka bërë si çdo vit, po ashtu edhe për 2022- shin, renditjen e kampionateve më të mira në botë. Kjo renditje ka nisur që prej vitit 1991 dhe është një përzierje bashkë me konfederatat e tjera të futbollit. Ajo që bie në sy për vitin që lamë pas, është se kampionati brazilian mban vendin e parë për herë të dytë në historinë e saj, ashtu si edhe në 2021-shin. Ndërkohë, kampionati që mban vendin e dytë në këtë renditje është Premier Liga, që nuk renditet në majë që prej 2019-ës. La Liga pozicionohet e treta dhe fiton një vend përpara Bundesligës. Ndërkohë, edhe katër vendet e tjera në renditje mbahen nga kampionate që u përkasin shteteve të UEFA-s. Pas ligës gjermane vjen Seria A italiane dhe pas saj mban pozitën kampionati francez me një diferencë të vogël pikësh. E shtata është Portugalia dhe më pas Holanda, ndërkohë që dy vendet e fundit për të përmbyllur dhjetë ligat më të mira për 2022-shin i mban Argjentina (e nënta) dhe Paraguai (i dhjeti).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here