Rikthim spektakolar i Gjimshitit tek Atalanta, statistikat flasin për të

0
135

Lojtarët e Kombëtares janë sy e veshë nga merkato në këtë periudhë e këtu bëhet fjalë për ata lojtarë që nuk kanë mundur të gjejnë hapësira në skuadrat aktuale apo që kanë humbur plotësisht rolin e titullarit dhe qëndrojnë në stol, apo që nuk janë preferencë e trajnerëve përkatës ku stërviten. Duhet thënë se në Itali luajnë shumica e kontigjentit të lojtarëve të Kombëtares dhe sytë e trajnerit Silvinjo janë pikërisht aty. Shumica e këtij kontigjenti aktivizohet dhe ka minutazh të mirë si Ismajli, Hysaj apo dhe Gjimshiti. Ky i fundit e kaloi dëmtimin e tashmë mund të thuhet se ka motivimin e duhur për të bërë diferencën për skuadrën e tij, por në të njëjtën kohë të japë kontribut në ekipin përfaqësues në fazën eliminatore të Europianit të ardhshëm. Kështu, Berat Gjimshiti u rikthye të luante titullar pas një kohe të gjatë me Atalantën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Specias, sfidë të cilën skuadra e Gasperinit e fitoi 5-2. 29-vjeçari zhvilloi një performancë shumë të mirë. Emisioni “Analizë KUQ E ZI”, që zhvillohet çdo të hënë (18:00) në “SportNeës”, publikoi statistikat e Gjimshitit. Mbrojtësi realizoi 88% të aksioneve, pasimet e sakta i pati në masën 87%, ndërkohë që nuk pati rivalë në duelet ajrore. Gjimshiti fitoi 75% të dueleve ndaj kundërshtarëve, teksa rikuperoi edhe gjashtë topa. Lojtari shqiptar përfitoi pak minuta edhe në takimin e Serie A përballë Juventusin, takim ku Atalanta mori një pikë pas barazimit spektakolar 3-3. Gjimshiti u hodh në fushë nga trajneri Gasperini në minutën e 83-të. Vetëm pak minuta, por tregojnë se ai po kthehet, i fortë dhe i sigurt. me rikthimin e tij trajneri Silvinjo do të ketë në qendër të mbrojtjes një lojtar me eksperiencë dhe cilësor që i jep siguri mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here