Bylis manovron në treg, çon në huazim dy lojtarë

0
90

Kampionati ka luajtur 17 xhirot e para të tij dhe skuadrat po rivalizojnë për objektivat e tyre. Ka ekipeqë luftojnë për kreun, thuajse gjysma, kurse gjysma tjetër lufton për mbijetesë dhe Bylisi është skuadër që do të luftojë për mbijetesë këtë edicion. Ndërkohë, Bylis nis në huazim dy futbollistë të cilët nuk kanë gjetur hapësira në këtë sezon te ballshiotët. Kështu, sulmuesi Serxhio Emini do të nisë një eksperiencë tek Tomori në Kategorinë e Parë aty ku 20-vjeçari mund të ketë më shumë minuta në këmbë për të treguar vlerat e tij. Po ashtu në huazim drejt Kosovës niset edhe Bleart Kastrati i cili do ta mbyllë sezonin aktual në radhët e skuadrës së Ligës së Parë në Kosovë, A&N. Kujtojmë se Bylis po kalon një periudhë të vështirë në kampionat me tre ndeshje pa fitore nga të cilat një humbje, me skuadrën që renditet e parafundit me 17 pikë ndërsa së fundmi, mallakastriotët ndryshuan edhe trajner duke kaluar nga Arian Bellai tek Naxhi Shensoi. Nga sot, Serxhio Emini, sulmues jepet në huazim te skuadra e Kategorisë së Parë Tomori. Po ashtu edhe mesfushori i majtë Bleart Kastrati huazohet te skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, FC A&N. U urojmë suksese djemve tanë “, shkruan klubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here