Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin për 21 janarin që u bë publik disa ditë më parë.
Berisha u shpreh se janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.
“Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. I takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe që nuk eksiztojnë, nuk u paraqit kurrë audio. Por dëshmoi qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim”, theksoi ai.
Reagimi i plotë:
Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Velit harroje por të them këtu i takon mediave ti thonë të vërtetën e atij manipulimi nuk mund të komentoj unë disa tabela shkrimi që paraqiten si audiopërgjim dhe nuk ekzistojnë është një manipulim dhe falsifikim njëlloj si shiriti i 21 janarit ku tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentrali është gjithçka krijesë e Ardi Veliut, tani duke thënë këtë theksoj se 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekjen për një grusht shteti me dhunë nga ata të cilët unë i kam denoncuar me kohë.
SHBA ka insistuar me të madhe që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar, Edi Ramën do ta ndjekë përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar organizator ne mënyrën më të pakundërshtueshme, pjesa e atyre e gardistëve është hetuar një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare.



































