“Meta e Berisha u pasuruan me vjedhjen e thesarit”, Beqiri plas deklaratën e fortë: Kam mësuar fakte nga më të rëndat. Ja çfarë më tha Izet Haxhia

0
145

Avokati Idajet Beqiri ka thënë se ka bërë kallëzim penal ndaj kreut të PD-së Sali Berisha dhe krut të PL-së Ilit Meta, pasi sipas tij kanë vjedhur floririn në tunelin e Krrabës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tregoi se ka qenë Izet Haxhia, i cili i ka treguar me fakte për vjedhjen e floririt.Ndër të tjera ai zbuloi se për Ilir Metën ka marrë në pyetje dëshmitarë që tashmë nuk janë më në jetë.

“Kallëzimin penal mund ta bëja dhe para se të merrja klient Izetë Haxhinë dhe para se të mësoja prej tij fakte nga më të rënda. Sapo mësova këto fakte, bëra dhe disa verifikime të tjera në lidhje me vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe më pas bëra kallëzimin.

Kam pyetur shumë dëshmitarë të tjerë, për Metën kam pyetur dëshmitarë që sot nuk janë në jetë, që kanë marrë pjesë në vjedhjen e Thesarit. Pasi i mora këto të gjitha këto, Izet Haxhisë i thashë se për këto krime që ke qenë vetë dëshmitarë okularë shko në SPAK dhe bëj denoncimin. Ai e bëri denoncimin ndërsa unë bëra kallëzim. Në kallëzim ka thënë dhe gjera të tjera të tipit: U vodh thesari në vitin ’97. Nga dita që u vodh thesari e deri më sot, këta persona kanë vënë pasuri marramendëse, ia kam treguar një nga një pasuritë që kanë vënë pas vjedhjes së Thesarit. Kjo është juridike dhe jo politike”- tha ai.

Më tej ai shtoi se tunelet e Krrabës para se të merrej floriri në vitet ’97 ishin të blinduara dhe dyert ishin me kod.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here