Mjeku Kita Sallabanda tha se tradhtia e komplikon një marrëdhënie. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, ai tha se në botë ka çifte që kanë marrëdhënie të hapur.
Po ashtu ai shtoi se ka dhe nga ata që ndërrojnë partnerët ndërsa theksoi se këtë e kanë si ‘metodë pune’.
“Që të kesh marrëdhënie me katër kolegët e punës është një problem psikologjik. Nuk mund ta them që është sëmundje. Megjithatë mund ta them se një tradhti e komplikon marrëdhënien. Ka çifte që mbajnë marrëdhënie të hapur. Marrëdhënia e hapur nuk e kufizon numrin. Ka dhe ata që ndërrojnë partnerët, e kanë si metodë pune. Koncepti i marrëdhënies së hapur nuk varet nga numri por koncepti”- tha ai.