Një biletë 2.6 mln dollarë, për të parë duelin Mesi-Ronaldo

0
137

Një saudit i pasurive të paluajtshme fitoi një biletë për ta parë Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin të përballen në një miqësore pasi ofroi 2.6 mln dollarë në ankand, tha dje një zyrtar. Të enjten në Riad, Paris San Zhermen do të përballet me një skuadër të përzgjedhur të përbërë nga lojtarë të klubit të ri të Ronaldos, Al-Nasr dhe rivalëve të tyre sauditë, Al-Hilal. Për të promovuar miqësoren e së enjtes, Turki al-Sheikh, një këshilltar në Oborrin Mbretëror dhe kreu i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, organizoi një ankand bamirësie për një biletë speciale që do të vinte me përfitime si mundësi fotografimi me lojtarët. Oferta filloi me 266 mijë dollarë dhe ankandi u mbyll në orën 23:30 me kohën lokale të martën. Sheikh më pas njoftoi në Tuitter se oferta fituese prej 2.6 mln dollarësh kishte ardhur nga Mushref al-Ghamdi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here