Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur në SPAK. Roshi mësohet se ka patur një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit por ende nuk dihet se për cilën çështje ai ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme.
Roshi ka mbajtur postin e kryebashkikaut të Kavajës, por u dorëhoq për shkak të ligjit të dekriminalizimit për një dënim që kishte pasur në Itali gjatë kohës që ishte minoren.



































