Albin Kurti për Xhakën: Kush nderon Adem Jasharin ka respektin tim

0
157

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka komentuar festën e futbollistit shqiptar të Zvicrës, Granit Xhaka, pas fitores ndaj Serbisë në Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Pas fitores 3:2, Xhaka pati festuar me fanellën e futbollistit tjetër shqiptar te Zvicra, Ardon Jashari. Festa pati bërë bujë pasi u ndërlidh me mbiemrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, Kurti ka thënë se “deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme”. “Dhe nëse dikush e nderon identitetin e Adem Jasharit, kjo po ashtu është mirë për mua”. Ai ka falënderuar Xhakën dhe Shaqirin për frymëzim të talenteve të reja për të luajtur futboll. Ka thënë se ndikimi i tyre është i pranishëm edhe te talentet në Kosovë. Në fitoren ndaj Serbisë, Shaqiri pati realizuar golin e parë, ndërsa Xhaka ishte ndër më të mirët në fushë. Ndeshja është përcjellë me tensione dhe në disa raste Xhaka ka qenë cak i sulmeve nga futbollistët serbë. Ndeshja e 2022-s pati pasuar përballjen e famshme të vitit 2018 në Kampionatin Botëror të Rusisë, kur Xhaka dhe Shaqiri patën realizuar për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë dhe patën festuar me shqiponjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here