Ronaldo kundër Mesit, sheikët arabë “blejnë” ndeshjen e yjeve, takimi në Riad

0
128

Të enjten do të luhet një ndeshje e pazakontë në Riad të Arabisë Saudite, një ndeshje sheikësh, ku do të përplasen yjet si Lionel Mesi me Kristiano Ronaldon. Një ndeshje për vitrinë e që dëshmon se futbolli elitar po zbret për spektakël në Lindjen e Mesme. Kristiano Ronaldo do të jetë kapiten i një ekipi të përbërë nga një përzierje e lojtarëve më të mirë nga Al Nasr (klubi aktual i portugezit) dhe Al Hilal, në një ndeshje ekzibicioni kundër Paris San Zhermenit, në stadiumin “King Fahd”, në Riad. Pasi ka shlyer pezullimin prej dy ndeshjesh CR7 do të bëjë debutimin zyrtar me fanellën Al Nassr më 22, në ndeshjen e shtëpisë ndaj Al Itifaq. Gjithsesi, të enjten, CR7 do të jetë në aksion në miqësoren e luksit kundër Lionel Messit, në një episod të ri të duelit më mediatik përgjatë këtij shekulli. Herën e fundit që u përballën me njëri-tjetrin, më 8 dhjetor 2020, në “Camp Nou”, Juventusi fitoi 0-3, me portugezin që shënoi dy herë, në fazën e grupeve të Champions League. PSG, që pardje regjistroi humbjen e dytë sezonale brenda dy javësh në Ligue 1 (në Lens dhe Renes), udhëton sot drejt Dohas së Katarit, që vendi i origjinës së pronarëve të klubit. Për nesër është planifikuar një seancë e hapur stërvitore në stadiumin “Khalifa International”. Më shumë se 15 mijë bileta janë ofruar për shitje dhe nuk ka gjasa të mbeten të pashitura, përveç faktit se janë shpërndarë 5300 ftesa. PSG do të përfitojë plot 10 milionë euro për pjesëmarrjen në këtë miqësore. Ndërkohë, Paris San Zhermen ndodhet në pozitë të vështirë në kampionatin spanjoll. Humbja e fundit ka vënë në pikëpyetje qëllimin apo objektivat sezonalë dhe aftësinë e kësaj skuadre të shkojë tek titujt e mëdhenj. PSG-ja ishte e pamposhtur në 16 ndeshjet e para, por kjo ecuri përfundoi kur u përballen me sfiduesin më të afërt, Lensin në ditën e Vitit të Ri. Me Mesin që ishte në pushim pas Kupës së Botës, PSG-ja u trondit në një atmosferë frikësuese në veriun e largët të Francës dhe e humbi atë ndeshje 3:1. Të dielën, ata pësuan humbjen e dytë radhazi në udhëtim, duke humbur 1:0 nga Renes, pavarësisht se kishte në përbërje treshen Mesi, Mbape dhe Nejmar. Lens dhe Renesi janë dy nga skuadrat më të forta në shtëpi, kështu që humbja ndaj këtyre kundërshtarëve nuk është turp. Por është mënyra në të cilën PSG-ja është mposhtur që është një shkak shqetësimi për trajnerin Kristof Galtier. Skuadra e tij ende nuk e ka rizbuluar formën që gëzonte përpara se sezoni të ndalonte për Kupën e Botës. “Nëse është çështje kohe, atëherë është urgjente. Mund të gjejmë një mijë justifikime, lojtarët tanë u shpërndanë kudo për javë të tëra. Por Kupa e Botës ka përfunduar tani”, tha Galtier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here