Derbi/ Superkupa e Italisë, sot finalja e madhe Milan-Inter

0
110

Milani dhe Interi, dy skuadrat e mëdha italiane, do të përballen sot në Arabinë Saudite në kuadër të finales së Superkupës së Italisë. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, trajneri Simone Inzagi theksoi se ende nuk ka vendosur në lidhje me aktivizimin e Romelu Lukakut ndërsa shtoi se derbin e fundit në kampionat e humbën në mënyrë të padrejtë. “Di të them që derbin e fundit në kampionat e humbëm në mënyrë të padrejtë. Në lidhje me Lukakun, mbetet për t’u parë, ende nuk kam vendosur edhe se cili do të luajë mes Dumfries dhe Darmian. Lukaku u stërvit pjesërish me grupin, pastaj nëse nuk rikuperon ndaj Milanit atëherë e presim për ndeshjen me Empolin. Ne pësuam një incident në ndeshjen me Monzan pasi në të kundërt do të ishim në të njëjtin ecuri me sezonin e kaluar. Ka pak lodhje, por po përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe. Unë jam i lumtur me atë që skuadra ka arritur deri më tani. Ditën e sotme luhet një finale dhe ajo vlen shumë për ne, jemi duke e përgatitur mirë ndeshjen pavarësisht lodhjes”, u shpreh Inzagi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here