Bëri deklaratën e rëndë për shqiptarët/ Ministri britanik reagon ‘dhëmbë për dhëmbë’ pas Notës Verbale të Shqipërisë

0
128

Ministri britanik i Emigracionit Robert Jenrick, reagon pas notës verbale të Shqipërisë. Në një intervistë për mediat britanike, Jenrick shprehet nuk është penduar aspak për deklaratën e bërë.

“Nuk pendohem për deklaratën e bërë. Duhet të dallojmë shtetasit britanikë me orgjinë shqiptare nga ata që vijnë në Britani në mënyrë të jashtëligjshme”, theksoi ministri Jenrick.

Javën e kaluar ministri Jenrick deklaroi se po abuzohet me bujarinë e kombit anglez ndaj refugjatëve nga kërcënuesit e radhës, duke vënë më shumë presion mbi një sistem emigracioni që tashmë është në kolaps.

Për këtë ccështje dy ditë më parë Qeveria thirrur ambasadorin britanik në vendin tonë ku i është komunikuar një notë proteste nga Ministria e Jashtme, lidhur me deklaratat e ministrit britanik të Emigracionit Robert Jenrick, kundër emigrantëve të jashtëligjshëm shqiptarë.

Ndërsa vetë ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka e cilësoi këtë si një fushatë linçuese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here