https://urbanlajme.net/2023/01/10/akuzohet-per-shperdorim-detyre-fatmir-mediu-plas-reagimin-e-forte-mbaj-pergjegjesi-maksimale-nese-ndodh-kjo-gje/

0
174

Dënohet me 8.8 vite burg Gentian Malindi, i arrestuar disa kohë më parë me akuzën e ngritur nga SPAK se është prositës i 137 kg kokainë të kapura në vitin 2019 në Portin e Durrësit.

Malindi kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila u pranua nga GJKKO. Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar, ndërsa ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nga autoritetet.

Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit 2022 në afërsi të Vorës, ndërsa ndaj Malindit ka nisur edhe një procedim tjetër që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës.

Në momentin e arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara. Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz.

Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Ky i fundit punonte si oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Myslimhaka, pastrues në anijen e peshkimit “Eniway”. Përfshirja e Malindit, u zbulua nga përgjimet por edhe nga dëshmia e të dënuarit Ardian Bega.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here