A janë të ligjshme 120 mijë eurot? Klodiana Lala zbardh detajet kur dha dorëheqjen Alda Klosi. Zbardhet lëvizja urgjente e Prokurorisë ndaj ish-këshilltares në Kryeministri

0
143

Vijon hetimi për pasurinë e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila denoncoi vjedhjen e 120 mijë eurove në banesën e saj.

Ngjarja ndodhi më 15 dhjetor të vitit të kaluar në Rrugën e Kosovarëve. Për këtë ngjarje pas hekurave ndodhet Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese në shtëpinë e ish-zyrtares.

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka nisur një veprim penal për hetimin e veprës penale të pastrimit të parave dhe do ta ftojë ish-zyrtaren që të japë sqarimet e saj mbi këtë pasuri.

Mësohet se Klosi vetëm 5 ditë pasi kishte bërë denoncimin në polici për vjedhjen kishte dhënë dorëheqje nga detyra e saj pranë Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare.

Prokuroria do të kërkojë shpjegime dhe dokumente për vënien e pasurisë si dhe do të ketë një hetim pasuror për zonjën Klosi, për të provuar nëse këto pasuri janë të ligjshme apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here