Bastisja e vilës në Surrel, RENEA sekuestron dokumentin e rëndësishëm në emër të Vis Martinaj

0
367

Pas bastisjes së banesës së Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe më 26 dhjetor, të tjera kontrolle u zhvilluan dy ditë më parë në një tjetër banesë të “mbretit” të lojërave të fatit, në Surrel, afër banesës së kryeministrit Rama.

Mediat raportojnë se në banesën në Surrel u gjet vetëm një person i identifikuar si F. Vuthaj, i cili ka treguar se banesa ishte në pronësi të tij që prej vitit 2017, por që nga ajo kohë i ishte dhënë me qira Ervis Martinajt.

Pavarësisht kontrolleve, uniformat blu nuk mundën të gjejnë gjëra të jashtëligjshme, apo ndonjë gjë që mund të zbulonte të dhëna për fatin e bosit të lojërave të fatit. Por forcat e RENEA-s kanë gjetur një pasaportë me identitetin Admir Koca, me fotografi të biznesmenit Ervis Martinaj. Pasaporta mbante kombësinë kosovare dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mbi origjinalitetin e saj.

Kjo pasaportë është i njëjti dokument që policia dhe prokuroria sekuestruan në banesën e tij, pas ndodhjes së masakrës në ish-bllok në datën 4 tetor 2018.

Ervis Martinaj është denoncuar nga familjarët si një person i zhdukur që prej datës 9 gusht. Deri më tani, fati i “mbretit” të lojërave të fatit është ende i pazbardhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here