Zvicra ka një kontigjent lojtarësh shqiptarë që kanë treguar shumë cilësi me këtë fanellë në ndeshjet e përfaqësueses helvete si në Europianë, ashtu dhe në Botërorë. Në Botërorin e fundit spikatën Xhaka, që ishte dhe kapiten, si dhe mesfushori sulmues Xherdan Shaqiri. Ky i fundit do të rikthehet në futbollin evropian. Futbollisti kosovar në fakt do t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave turke, kampioni aktual turk, Trabzonspor synon ta transferojë përfaqësuesin zviceran, të cilin e kishte kërkuar edhe në të kaluarën. Shaqiri shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Edin Viska. Trabzonspori synon ta rritë synimin për titull të kampionit dhe për këtë i nevojitet të përforcohet në aspektin ofensiv. Shaqiri bëri paraqitje pozitive në Kupën e Botës, ndërsa aktualisht është lojtar i ?ikagos në ligën MLS. Shaqiri ishte transferuar në klubin amerikan për 7 milionë euro nga Lioni, ku luajti shkurt pas eksperiencës në Liverpul. Ish-futbollisti i Bazelit, Bajernit të Mynihut, Interit dhe Stoke Sitit do ta pëlqente një eksperiencë eventuale në Turqi, ku në të kaluarën e donte edhe Gallatasarai.



































