Silvinjo zbarkon më 8 janar në Shqipëri, por trajneri brazilian i Kombëtares nuk e njeh grupin

0
244

Kombëtarja do të ketë shumë shpejt edhe zyrtarisht trajnerin e ri. Në fakt marrëveshja është arritur, por pritet vetëm prezantimi zyrtar. Sylvio Mendez Campos Junior, shkurt Silvinjo, do të jetë tekniku i ri i përfaqësueses, një zgjedhje e bërë nga një rreth i ngushtë njerëzish në FSJHF,m kuptohet me vendim përfundimtar të presidentit Armand Duka. Pra, Sylvio Mendez Campos Junior, shkurt Silvinjo, ai është ai i përzgjedhuri, tanimë zyrtarisht për të udhëhequr Kombëtaren Shqiptare të Futbollit drejt misionit madhor, kualifikimit në fazën finale të Kampionatit Europian të vitit 2024. Federata shqiptare e futbollit në zyrtarizimin e marrëveshjes njoftoi se tekniku 49-vjeçar brazilian, me një karrierë të pasur, do të ketë dy ndihmës, ish lojtarin e famshëm argjentinas Pablo Javier Zabaleta Girod dhe bashkatdhetarin Dorival Guidoni Junior. Silvinjo bashkë me ndihmësit e tij do të zbarkojnë në Tiranë në datën 8 janar, për t’u prezantuar një ditë më pas, ndërkohë që edhe pse në distancë kanë nisur që tani punën duke marrë informacionet e nevojshme për fillimin e projektit të ri.

Stafi shqiptar, vendimtar në muajt e parë

Një ndihmesë e madhe për transferimin e njohurive të mbledhura do të jetë edhe fakti se në krah të tyre do të jenë edhe një pjesë e mirë e stafit aktual të kombëtares, që pritet të konfirmohet. Kështu, mësohet se stafi mjekësor pritet që të jetë i njëjti, me Silvinjon që ka nisur komunikimin me anëtarët e tij për t’u njohur me gjendjen e çdo futbollisti në xhiron e kombëtares. Gjithashtu trajneri pritet të ketë si bashkëpunëtor edhe videoanalistin italian të kombëtares Alariko Marko Rosi, si dhe një përgatitës atletik italian që është aktualisht në staf , ndërkohë që do të marrë me vete përgatitësin e dytë atletik. Silvinjo ndërkohë është duke shikuar të gjitha ndeshjet e së kaluarës së afërt të kombëtares, si dhe duke parë të gjitha listat e grumbullimeve të fundit, duke u njohur një për një me 45-50 futbollistë që kanë qenë në xhiron e Kombëtares në kohën e fundit. Tekniku gjithashtu do të ketë në dispozicion edhe një takim miqësor, në muajin mars, para ndeshjes me Poloninë për të rreshtuar në fushë skuadrën para takimit të parë zyrtar, ndërkohë që ka parashikuar dhe një tur europian në muajt e parë të vitit, për të ndjekur nga afër, por edhe për t’u takuar personalisht me lojtarët e kombëtares kuqezi që militojnë në kampionatet e huaja.

Kualifikimi në pikëpyetje

Objektivi i Shqipërisë në eliminatoret e Europianit është kualifikimi në fazën finale të tij, pra kualifikimi në Kampionatin Europian, njëlloj sikurse ndodhi në vitin 2016. Grupi është i vështirë, ku diferencë bëjnë Polonia e ?ekia. Në fakt, një staf italian do të ishte më afër realitetit tonë, prandaj selektimi i stafit nga FSHF tregon mungesë këshillimesh. Asgjë nuk e lidh këtë staf teknik, emrat e trios së trajnerëve që do të vijnë, me përfaqësuesen e Shqipërisë. Ata nuk i njohin lojtarët, nuk e dinë stilin e lojës kuqezi, mentalitetin e lojtarëve dhe synimet e tifozëve. Ndoshta kjo mund të jetë një aventurë e bukur për të gjithë, por aventurë ama, sepse suksesi duket që në start i ndërlikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here