Lëvizja fatale! Kush është “syri i shqiponjës” që zbuloi vrasësin e biznesmenit në Tiranë?

0
540

Vrasësi i dytë i biznesmenit Edmond Papa është ende në arrati dhe nuk dihet nëse është arratisur jashtë vendit apo ndodhet brenda territorit. Prej tij ende nuk ka asnjë gjurmë. Andrew i njohur më parë me emrin Edvin Bode, 44 vjeç i lindur në Berat dhe banues në Tiranë është mes personave më të kërkuar në Shqipëri. Dje policia njoftoi se në 31 Dhjetor arrestoi mikun e tij, Albano Velo.

Kamerat e sigurisë së një lavazhi pranë vendit të krimit te Komuna e Parisit kanë qenë vendimtare. Këtu duket se ka marrë edhe operacioni emrin “EAGLE EYES” (sytë e shqiponjës). Bode shfaqet me një makinë tip “Audi” pranë lavazhit që Albano Velo e dërgoi për ta larë.

Me makinën në fjalë kontrolloheshin lëvizjet e shënjestrës. Andrew Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një “Smart” të marrë me qira ditën e krimit. Pas vrasjes së Papës është larguar me “Audin”.

Kanë udhëtuar së bashku me Velon në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e “Astirit”. Më pas Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e “Kodrës së Diellit”. Një ditë pas krimit, ai është rikthyer te lokali pranë Komunës së Parisit ku vrau Papën dhe mori “Smart”-in e parkuar një ditë më parë.

Të dy autorët, Albano Velo dhe Andrew Bode rezultojnë njohje të afërta me Aleksandër Sadikajn të njohur si “Sanço” që u vra në qershor të këtij viti me bombë në Tiranë, por ende nuk dihet çfarë pazaresh u prishën që sollën serinë e vrasjeve. Pista kryesore është droga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here