Kievi nën ethet e luftës me Rusinë, lëshohet paralajmërimi i fortë: Presim sulm të ashpër në Lindje, jemi gati

0
178

Lufta ka nisur sërish fort pak para një vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. Pas zhvillimeve të fundit, shërbimet e inteligjencës ukrainase po paralajmërojnë se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri në veri dhe lindje.

“Aksione të tilla priten nga armiku, trupat tona janë në një pozicion luftarak” tha një përfaqësues i shërbimeve të sigurisë ukrainase.

Dje, në orët e para të pasdites, Ministria ruse e Mbrojtjes, në një lëvizje të rrallë njoftoi se 63 ushtarë rusë u vranë në një sulm të kryer me sistemin raketor HIMARS, me të cilin Uashingtoni ka furnizuar forcat ukrainase në luftë kundër pushtimit të Moskës.

Sulmi ndodhi në qytetin Makiivka, në territorin e mbajtur nga Moska në pjesën lindore të Donetsk, një bastion i separatistëve pro-rusë në konfliktin e tyre me Kievin që filloi në vitin 2014.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here