Aksident masiv! Përplasje e tmerrshme mes 6 kamionëve dhe 13 makina, raportohet për të plagosur (VIDEO)

0
281

Sipas policisë rrugore, ka qenë densiteti i lartë i mjegullës në zonë që ka ulur ndjeshëm shikimin.

Drejtuesit e automjeteve nuk mundën të shikojnë që një kamion kishte ndaluar, duke u përplasur njëri pas tjetrit.

Drejtuesit e automjeteve që kalonin në krahun e kundërt, ulën shpejtësinë duke nisur edhe në krahun tjetër të autostradës një përpalsje masive.

Prej aksidentit nuk pati viktima por vetëm disa të plagosur.

Radha e automjeteve është disa kilometra, ndërsa autostrada vazhdon të jetë ende e mbyllur (në krahun drejtë Athinës, ndërsa në krahun drejt Selanikut u hap.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here