Po kryheshin punime në çati, fasoneria në Pogradec përfshihet nga flakët

0
254

Një fasoneri është përfshirë nga flakët sot pasdite në qytetin e Pogradecit. Policia njofton se zjarri ka rënë në fasonerinë në pronësi të shtetasit G.G.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sipas policisë, shkak i zjarrit janë bërë punimet që po kryheshin në një pjesë të çatisë së godinës.

Më datë 31.12.2022, rreth orës 15:50, në lagjen nr. 2 Pogradec, ka rënë zjarr në një fasoneri në pronësi të shtetasit G. G. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale, pasi në një pjesë të çatisë së fasonerisë po kryheshin punime për izolimin e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here