Trofeu i Botërorit, bluza e Argjentinës “zhduket” në treg brenda 3 orësh

0
196

Kur je kampion bote ndodhesh në qendër të vëmendjes dhe bluzat me yllin e trofeut të fituar shiten në treg për pak orë. Kur në këtë fanellë ka pjesë edhe Lionel Mesi, atëherë shitja shumëfishohet dhe është e garantuar në treg. Kështu, kompania “Adidas” së fundmi ka prezantuar fanellën e re të kampionëve të Botës, Argjentinës, e cila përkon me vendosjen e disa detajeve shtesë. Interesante është fakti se pas 3 orësh ata kanë përfunduar së shituri. Treguesi në fjalë qartëson se sa shumë tifoz e dëshironin triumfin e kampionëve të 3-fishtë përgjatë historisë së Kupës së Botës. Triumfit në Katar nuk ka qenë vetëm plotësimi i palmaresit të Mesit në spektrin e çmimeve kolektive, por edhe një populli të tërë, aq sa bëri jehona edhe mbështetja e legjendave braziliane në favor të fqinjëve të tyre latinë. Gjigantët e veshjeve gjermane kanë lajmëruar se së shpejti do të ketë prodhim në masë të fanellës “kampione”, me qëllim plotësimin e kërkesave. Përtej interesimit nga Amerika Latine, Europa gjithashtu nuk ka mbetur mbrapa me numrin e lartë të të interesuarve për të siguruar atë. Distanca e madhe kohore nga suksesi i fundit në turneun më të rëndësishëm në rruzullin tokësor në futboll mund t’i japë të drejtë kësaj sjellje të “vrullshme” të tifozëve. Dizajni përmban një yll të shtuar lart logos së Federatës Argjentinase të Futbollit, si simbolika e numrit të trofeve të fituar në këtë kompeticion. Në qendër të saj merr vëmendje emblema e kampionit në fuqi të Botërorit, me simbolin e trofeut. Mesi është shpirti i skuadrës argjentinase dhe prej shumë specialistëve dhe shumicës së lojtarëve kudo në botë, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Por nuk mendon kështu një futbollist i Napolit. Khvisha Kvaratskhelia, futbollist sulmues i Napolit, i ka idetë mjaft të qarta se cili është i preferuari i tij dhe këtë e ka thënë edhe në intervistën e dhënë për “DAZN”. “Në realitet, numri 77 nuk ka asnjë lidhje direkte, por 7-shi është numri im i preferuar, dhe duke ia shtuar këtë numrit 7 të Ronaldos, vendosa ta zgjidhja numrin 77. Sa i përket duelit mes Ronaldos dhe Messit, unë gjithmonë e kam thënë se është mjaft e vështirë t’i përballësh ata. Por, unë e vlerësoj shumë Ronaldon, sepse ta kesh një kundërshtar si Mesi për një kohë kaq të gjatë dhe të jesh thuajse gjithmonë në nivelin e tij, është mjaft komplekse. Për këtë, ai është idhulli im. Natyrisht, Mesi është lojtar fantastik dhe është gjithmonë kënaqësi ta shohësh duke luajtur. CR7 për mua është edhe sot mbreti i futbollit. Në krejt rininë dhe rritjen time kam bërë tifo për këtë lojtar, kështu që do të vazhdoj ta bëj këtë edhe tani”, tha Kvaratskhelia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here