Hiqet barrikada e parë në veri të Kosovës, lirohet pika kufitare “Merdare”

0
159

Është hequr barrikada e parë në veri të Kosovës. Një ditë pasi presidenti Vuçiç njoftoi vendimin për hapjen e rrugëve, është liruar pika kufitare “Merdare”.

Rruga ishte bllokuar dy ditë më parë (27 dhjetor) në kilometrin e dytë brenda në Serbi dhe u hap mëngjesin e sotëm.

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.

Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, njoftimi i policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here