SKANDAL/ Dalin PAMJET, si u larguan politikanët evropianë me valixhe me para pas takimit me ministrin e Katarit

0
176

Fotot që dyshohet se tregojnë Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri, i pari bashkëshorti i eurodeputetes greke Eva Kaili dhe i dyti ish-eurodeputet italian, teksa largohen me valixhe me para nga një hotel luksoz në Bruksel. Ata cilësohen nga La Repubblica si personat kyç të çështjes “Katargate”.

Një muaj më parë, Prokuroria Federale në Belgjikë njoftoi një operacion të gjerë kundër korrupsionit brenda radhëve të Parlamentit Evropian, ku e përfshirë është dhe eurodeputetja greke Eva Kaili, e cila njëkohësisht mbante dhe postin e zv.Presidentes.

Siç thekson gazeta italiane, fotot janë realizuar gjatë takimit që dy personat kanë pasur me ministrin e Punës të Katarit, Ali Ben Samih al Marri, në një hotel luksoz në Bruksel tetorin e kaluar. Pas hetimeve nga Prokuroria, mediat kanë raportuar se Katari ishte përpjekur të blinte regjimin e vizave, duke korruptuar zyrtarët evropianë.

“Është data 10 tetor. Kanë mbetur edhe pesë javë deri në fillimin e Botërorit. Skena zhvillohet në një nga hotelet më luksoze në kryeqytetin belg.

Steigenberger Wiltcher’s, dikur pjesë e zinxhirit Conrad, ishte gjithmonë zgjedhja e Silvio Berlusconit kur ai vizitoi qytetin si kryeministër për të marrë pjesë në samitet evropiane. Ndodhet në një nga zonat më elegante të Brukselit dhe mund të kuptohet lehtësisht pse përfaqësuesit e emiratit të pasur e zgjodhën atë”, thekson artikulli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here