Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës: Komisioni i Parlamentit të Serbisë duhet të votojë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë

0
162

Lidhja e Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV) u bëri thirrje ditën e djeshme anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit serb që të votojnë për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Zëdhënësi i LSV-së, Aleksandar Marton, përmes një deklarate tha se takimi i atij komiteti është caktuar për të mërkurën dhe se politika e jashtme e Serbisë duhet të jetë në përputhje me qëndrimin e BE-së. Zëdhënësi i LSV vlerësoi se kjo është një mundësi “që Serbia të përkufizohet qartë sipas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës” dhe të vendosë sanksione ndaj vendit i cili, siç tha ai, “shkel në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare”. Ai shtoi se “Serbia duhet të qëndrojë në krah të Ukrainës” dhe, siç tha ai, “të pushojë së heshturi për krimet që ushtria e Putinit po kryen në Ukrainë”. Sipas tij, rruga e anëtarësimit në familjen e kombeve evropiane është “rruga e vetme korrekte” për Serbinë dhe se “ulja në dy karrige” vetëm dëmton interesat e vendit dhe qytetarëve të saj. Kujtojmë se gjatë kohës kur Rusisë bota ia ka mbyllur dyert, bizneset ruse kanë lulëzuar në Serbi. Nga ana tjetër Moska ka treguar mbështetje të palëkundur për qëndrimin e Beogradit për zgjidhjen e Ko sovës dhe Putin ka thënë se ata mbështesin qëndrimin e Serbisë si një përfaqësim i interesave të gjithë njerëzve që janë në rajon. Putin tha se shpreson që Moska dhe Beogradi do të gjejnë një zgjidhje të pranueshme për kushtet e marrëveshjes së re për furnizimin me gaz të Serbisë. Vuçiç e ka thënë qartë, nëse vendos sanksionet ndaj Rusisë do humbasë mbështetjen e Moskës për çështjen e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here