Çështja e nxehtë e “Detit”/ Xhaçka del në konferencë me homologun grek, ministrja zbardh lëvizjen që pritet të bëhet në Hagë

0
149

Ministrja Olta Xhaçka dhe homologu grek Nikos Dendias ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët ku janë diskutuar disa nga çështjet e nxehta.

Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh se mes vendeve ka mirëkuptim për të gjitha çështjet, duke u ndalur edhe tek çështja e detit për të cilën tha se palët kanë rënë dakord për Gjykatën Ndërkombëtare.

“E konsiderojmë Greqinë një mik të çmuar dhe partner të besueshëm në rregën e integrimit Europian. Jemi të një mendje se marrëdhëniet shqiptaro –greke duhet të zhvillohet në rrugën e fqinjësisë së mirë. E lumtur që kemi mirëkuptim për të trajtuar çështjet sado të vështira. Një nga çështjet e trajtuar ishte kufizimi i zonave detare. Të dyja palët kanë vullnet për dërgimin tek gjykata ndërkombëtare”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here