Autoritetet greke po hetojnë mundësinë që ekzekutimi i dyfishtë i ndodhur mbrëmjen e së dielës (18.12.2022) në një kafene në sheshin e Nea Smyrni, të lidhet me një vrasje të ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.
Siç kishte bërë me dije newsit.gr, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, me origjinë shqiptare, i cili ka marrë pesë plumba në kokë, ka qenë në të kaluarën shqetësim i policisë, pasi ka qenë i dënuar për kontrabandë, drogë dhe grabitje.
“Të premten e kaluar (16.12.2022), u vra në një lokal Edmond Papa, pronar i një hoteli në Sarandë. 49-vjeçari ka marrë disa plumba dhe është transportuar në spital, ku ka humbur jetën pas plagëve të marra. Në Greqi ai ishte dënuar për trafik droge”, shkruan media greke.
Sipas saj, ka mundësi që viktimat të jenë anëtarë të së njëjtës rrjet droge dhe të jenë ekzekutuar nga bashkatdhetarët e tyre.
“Duhet theksuar se në Shqipëri ka shpërthyer një “luftë” mes karteleve të drogës, pasi janë zhdukur rreth 700 kilogramë kanabis, ngarkesë për të cilën ka qenë përgjegjës biznesmeni i vrarë në Tiranë”, shkruan media greke.