Google search engine
Home Politike Jorida Tabaku përplaset me ithtarët e “Foltores”, deputetja shpërthen në sulme ndaj...

Jorida Tabaku përplaset me ithtarët e “Foltores”, deputetja shpërthen në sulme ndaj Berishës, Topallit dhe Murrizit, e bën të qartë se PD s’ka të ardhme me Saliun, Jozefinën dhe Myslimin

0
149

Edhe pse në publik është kujdesur të tregohet e matur dhe madje ka deklaruar se nuk është pjesë as e grupit të Sali Berishës dhe as e grupit të Enkelejd Alibeaj, deputetja e Partisë Demorkatike, Jorida Tabaku duket se po e përjeton shumë keq ndarjen më dysh të PD-së, për shkak se here pas here është vënë në qendër të sulmeve dhe akuzave, sidomos nga ithtarë të “Foltores”. Prej largimit të Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike, një pjesë të vëmendjes së PD-së zyrtare e ka marrë Jorida Tabaku, e cila është përpjekur të bëjë opozitaren dhe denoncuar shumë skandale korruptive te qeverisë, siç ishte afera e inceneratorëve apo edhe braktisjen e madhe që ekzekutivi u ka bërë qytetarëve. Por ko strategji racionale e ndjekur nga ligjvënësja Tabaku, duket sikur nuk po kapërdihet dot nga Berisha, i cili teksa po afron gjyqi për vulën e Partisë Demorkatike, ka ndërsyer militantët” të sulmojnë deputetët që nuk i janë bindur atij, sikundër është zonja Tabaku. Në disa statuse të fundit të botuara nga ligjvënësja Jorida Tabaku në rrjetet sociale për çështje të ndejshme, ajo është sulmuar egërsisht nga besnikët e “Rithemelimit”, çka e ka detyruar atë që të shpërthejë në akuza dhe kritika të forta, që indirekt shkojnë edhe për Berishën. Ndërsa i përgjigjet një ndjekësi në llogarinë e saj në “Facebook”, deputetja Tabaku sulmon në distancë Sali Berishën, duke u shprehur se PD nuk ka nevojë për “xhaketa të vjetra”. “Unë në 9 vite nuk kam mbajt asnjë pozicion në parti dhe kam punuar e kontribuar pa asnjë interes! Unë kam mbajtur një pozicion në parti përveç 4 muaj! Mendoj që riciklimi nuk i bën mirë PD, nuk i bën mire opozitës”, shkruan ajo. Po ashtu, në një reagim tjetër, pas replikës me një ndjekës, Tabaku akuzon indirekt Berishën se e cilëson Partinë Demorkatike si pronë private. “Po kështu e mendon ti që janë, rilindësa? Po dhe në qofshin të tille të mikpritur janë të votojnë PD. Ata që e mendojnë PD si partinë personale duan vetëm ta zvogëlojnë”, thekson ajo.

Tabaku sulmon Topallin dhe Murrizin

Por përveç Berishës, deputetja Jorida Tabaku ka hedhur akuza të forta edhe në adresë të Jozefina Topallit dhe Myslim Murrizit, të cilët pasi kryefoltoristi uzurpoi një pjesë të Partisë Demorkatike pa folur ende gjykata, i janë bashkuar atij, ndonëse në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, kandiduan për deputetë nën siglën e partive të krijuara rishtaz nga ta. Jozefina Topalli para zgjedhjeve krijoi partinë “Lëvizja për Ndryshim”, por që dështoi të zgjidhej deputete. Ndërkohë që Myslim Murrizi “polli” subjektin politik Lëvizja Demokratike Shqiptare, i cili gjithashtu dështoi të zgjidhej deputet, për shkak të numrit të vogël të votave që mori. Mirëpo afrimi i ish-deputetëve Topalli dhe Murrizi me Berishën, është parë nga zonjë Tabaku si tradhti, e cila në replika me ndjekësit, i ka sulmuar ata indirekt. “Ndoshta juve preferoni te votoni ata qe nuk kandidojnë me logon e PD dhe qe kërkojnë vote kundër PD. Unë jam rritur ne këtë parti, me vjen keq qe demokratet jane infektuar nga hallet e njerëzve qe nuk kane ne mendje PD. Ju uroj te diele te këndshme dhe padyshim qe vota do jete për PD jo për ata qe votuan ndryshimet kushtetuese te Edi Rames ne 2020 dhe qe i hoqën PD 8 mandate ne zgjedhjet e 2021”, shprehet ajo. Më tej, të njëjtën konsideratë për Murrizin dhe Topallin, Tabaku ka mbajtur edhe gjatë një replike tjetër me ndjekësit e saj në “Facebook”. “Nuk kam asnje arsye te luaj me dy porta. Nuk jam nga ato qe votuan ndryshimet kushtetuese te Edi Rames ne korrikun 2020 dhe as prej atyre qe hapen parti për te marre votat e PD ne 2021. Kështu që mund te keni ngatërruar adrese për dy portat”, nënvizon Tabaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here