“Ishin të gjithë të gjakosur, njerëzit po bërtisnin, poshtë pashë policët dhe…”/Dëshmi tronditëse për vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi: Sheshi ishte plot me njerëz pasi luhej ndeshja e futbollit

0
194

Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes tragjike në zonën e Smirnës së Re në Greqi, ku humbën jetën 2 shtetas shqiptarë pas një sulmi me armë.

Të vdekur mbetën 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçari Armando Ogranaja, të cilët u ekzekutua nga një person i maskuar me maskë kirugjikale në një lokal në Athinë.

Një punonjës i një kafenejë në zonën ku ndodhi ngjarja thotë se vajzën e plagosur ishte e shtrirë në tokë dhe e gjakosur deri në momentin që ambulanca erdhi për ta marrë.

“E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca për ta marrë”, u shpreh dëshmitari në fjalë.

Duke përshkruar momentet që ndodhi ngjarja e rëndë, ai tha se “njerëzit po bërtisnin kur sulmuesi qëllonte me armë zjarri mbi kokat e tyre. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”.

“Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se dëgjova diçka tjetër. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Në këtë shesh bëhet tregtia. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie”, tha një tjetër banor i zonës.

Sipas autoriteteve greke (ELAS), shkak i vrasjeve në Nea Smyrni është larja e hesapeve mes grupeve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here