Anëtarët e Parlamentit në Britani i shihnin misionet diplomatike jashtë vendit si një udhëtim jo për punë, por për argëtim dhe seks.
Politico ka regjistruar dëshmitë e deputetëve, anëtarëve të Dhomës së Lordëve, kolegëve të tyre si dhe diplomatëve që përshkruajnë sjelljen e disa deputetëve, që vështirë se i përshtatet detyrës së tyre.
Veçanërisht shqetësuese është sjellja e deputetëve në “grupet e miqësisë” me vendet e treta, të cilat zakonisht përfshijnë mbështetës, pra deputetë që nuk janë zyrtarë të vijës së parë. Ata përbëhen kryesisht nga deputetë meshkuj konservatorë dhe laburistë që punojnë së bashku “për të kaluar sa më mirë.”
Anëtarët e ekipit shpesh shkojnë në udhëtime të paguara nga qeveritë ose kompanitë e huaja. Ndryshe nga komisionet parlamentare që janë institucione, grupet janë joformale, kështu që rregullat dhe kontrolli janë më të lirshme.
Një nga deputetët, tashmë anëtar i Dhomës së Lordëve, në një udhëtim në Azinë Juglindore me një grup parlamentar kishte pyetur se ku ishte shtëpia publike më e afërt. Një tjetër konservator dhe ish-ministër madje qëndroi deri vonë duke kërkuar “gratë vendase” dhe referuar dëshmisë së një deputeti tjetër, ai kërkonte “vajza shumë të reja”.
Deputeti i tretë, mori vajza në dhomën e tij të hotelit. Fraza kryesore e përdorur për të kamufluar situatën edhe nga personeli i hotelit ishte “një buqetë me lule u dërgua në dhomën e tij”.
Dhe nuk është vetëm seksi. Janë regjistruar raste të deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në mbledhjet e mëngjesit në një udhëtim jashtë vendit sepse kanë pirë shumë një natë më parë.
Politico shkruan se sjellja e deputetëve britanikë ka lënë një shije të keqe tek vendet që i kanë mikpritur, pasi kanë shfaqur sjellje arrogante, përpors faktit se i kanë parë duke pirë e më tepër.


































