Rrumbullaku “shkund” uniformat blu, firmos 25 ndryshime në radhët e policisë, ja kush janë drejtuesit e rinj nga jugu në veri

0
343

Policia e Shtetit ka pësuar ndryshime të shumta në radhën e drejtimit të strukturave policore në qendrore dhe lokale. Ditën e djeshme, organi i garantimit të rendit dhe sigurisë në vend bëri publike 25 emërimet e reja të firmosura nga drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Muhamet Rrumbullaku. Përveç Tonin Vocajt, Sokol Bizhgës dhe Lorenc Panganikës, do tëvendosen dhe krerë të rinj në drejtoritë e Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit, Krimit Ekonomik, Kufirit dhe Migracionit, etj. Në shumë prej tyre vihet re këmbimi i pozicioneve. Ristrukturimi i Policisë së Shtetit bëhet fiks kur Rrumbullaku plotësoi 100 ditë në krye të institucionit më të lartë të rendit publik në Shqipëri. Edhe pse atij iu la afat nga kryeministri Edi Rama për zbardhjen e fatit të biznesmenit të lojërave të fatit dhe njërit prej eksponentëve më të rrezikshëm të krimit në vend, Rrumbullaku ende nuk ka dhënë asnjë informacion publik konkret për Martinajn. Ai zëvendësoi në 7 shtator 2022 Gledis Nano, i cili u shkarkua pas përkeqësimit të situatës së rendit public në vend. Martinaj është denoncuar i zhdukur nga xhaxhai i tij në 11 gusht.

Emërimet kryesore, FNSH, zv/drejtor i përgjithshëm dhe qytetet e mëdha

Tonin Vocaj, nga zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Drejtor të Policisë së Tiranës; Sokol Bizhga, nga drejtor i FNSH në zv/drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit; Lorenc Panganika, nga drejtor i Policisë së Tiranës në drejtor të Policisë së Fierit; Arben Dashi, nga drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurië në Policinë Kriminale në Drejtor të Policisë së Kukësit; Edmond Sulaj, nga Drejtor i Policisë së Kukësit në Drejtor të Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Policinë Kriminale; Ermal Muçaj, nga zv.drejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Korçës në drejtor të Policisë së Vlorës; Hamdi Fjora, nga drejtor i Policisë së Shkodrës në Drejtor të FNSH; Ervin Hodaj, nga pedagog në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë në drejtor të Policisë së Shkodrës.

Ndryshimet e tjera, Akademia e Sigurisë dhe Migracioni e Kufiri

Gentian Berberi, nga drejtor i Policisë së Vlorës në shef të njësisë “E” në Drejtorinë Hetimore të Policisë Kriminale, sektori i Hetimeve të Krimeve Ekonomiko-Financiare; Alfred Çepe, nga drejtor i Policisë së Fierit në drejtor të Fakultetit të Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë; Lutfi Minxhozi, nga Drejtor i Drejtorisë së Krimeve Ekonomie dhe Financiare në pedagog në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë; Zef Laska, nga drejtor i Rendit Publik në drejtor të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse; Vilma Ibrahimi, shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit në Drejtorinë e Analizës së Informacionit në Drejtoreshë të kësaj drejtorie.; Arben Joco, nga drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Shkodër në Drejtor të Kufirit dhe Migracionit për Tiranën; Altin Merizaj, nga zv/drejtor i Hetimit të Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës në drejtor të Kufirit dhe Migracionit në Shkodër; Ndue Doçi, nga drejtor i Kufirit dhe Migracionit nëDurrës në Drejtor të Migracionit dhe Kufirit në Gjirokastër; Luan Arifaj, nga specialist në Krimet Ekonomike në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare në Drejtor të Kufirit dhe Migracionit në Durrës dhe Sokol Cana, nga drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër në zv/drejtor të Krimeve në Policinë e Kukësit.

Nga “Fast Albania” në ndihmësin e zv/drejtorit të Policisë së Shtetit

Armir Gjikolaj nga shef i njësisë “Fast Albania” në Policinë Kriminale në zv/drejtor të Sigurisë dhe Policimit në Komunitet në Durrës; Alket Shatro, shef i komisariatit nr.6 të Tiranës në zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Tiranës; Ermal Lila, nga zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Kukësit në shef të komisariatit të Durrësit; Vilson Bala, nga shef i Komisariatit të Policisë së Durrësit në Shef të Komisariatit nr.6 në Tiranë; Aida Çobo, nga asistente e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në shefe të Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë Policinë Kriminale dhe Silvana Sulaj, nga shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje në asistente të zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Porositë e Rrumbullakut në shtator: Krerët e policisë në terren, mos komandoni nga zyra

Në 13 shtator, pak ditë pasi mori detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku kërkoi angazhim direkt në terren të krerëve të policisë, gjatë një takimit me strukturat vendore të Policisë Vlorë, Gjirokastër, Fier, Berat, Lezhë dhe Shkodër, si dhe me strukturat e drejtorive vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Gjirokastër dhe Shkodër. “Ndryshoni menjëherë metodologjinë e punës, duke filluar nga drejtori e deri te shefi i seksionit. Mos komandoni nga zyrat por dilni në terren. Kontrolloni, mbështesni, ndihmoni dhe orientoni shërbimet që keni në varësi. Intensifikoni masat, me qëllim zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë. Intensifikoni kontrollet në terren, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve nakotike në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura”, u shpreh Rrumbullaku në 13 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here