Gjukanoviç nënshkruan ligjin që po shkakton kaos në Malin e Zi: Parlamenti ka hyrë në fazën e përmbysjes së rendit kushtetues

0
199

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka nënshkruar ditën e djeshme Ligjin e ndryshuar për Presidentin, i cili u votua për herë të dytë në Kuvend të hënën. Ky ligj ka shkaktuar kaos dhe përleshje në Podgoricë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti Gjukanoviç në një konferencë për mediat. Pasi ka rikujtuar rrethanat që kanë të bëjnë me miratimin e Ligjit për Presidentin, ai vuri theksin se ky ligj është firmosur nga dora e tij pavarësisht protestave të shumta që u mbajtën në vend. Me nënshkrimin e Ligjit, theksoi ai, është përmbushur obligimi i tij kushtetues, pavarësisht se shumica parlamentare ka vepruar në mënyrë jo kushtetuese. “Unë nuk do t’i bashkohem atyre që e shkatërrojnë Kushtetutën dhe nuk do të marr pjesë në  demonstrata që kanë të bëjnë me këtë”, tha Gjukanoviç, i cili beson se me miratimin e ndryshimeve të përmendura, Kuvendi e ka humbur kuptimin. Parlamenti, tha ai, ka hyrë në fazën e punës politike dhe të rrëzimit të rendit kushtetues. Më pas ai shtoi se as përfaqësuesi i Kuvendit  dhe as kandidati për mandat nuk do të ftohen në një raund të ri konsultimesh duke hedhur kështu poshtë mundësinë e pjesëmarrjes në zbatimin e ligjit antikushtetues.”Përgjegjësinë për zbatimin e këtij ligji do ta kenë ata që e kanë miratuar atë”, tha Gjukanoviç. Sipas presidentit malazez pozita me opozitën duhet të pajtohen pasi nuk ka problem me zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në kohën e duhur dhe se mandati i Kuvendit mund të shkurtohet. Është e mundur, tha ai, të ketë një datë zgjedhjesh dhe të arrihet legjitimiteti i procesit zgjedhor. Kujtojmë se Mali i Zi është përballur së fundmi me një krizë të fortë politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here