Mbape ngushëllon për humbjen “vëllain” e tij tek PSG, Hakimin e Marokut

0
201

Franca dhe Argjentina janë finalistët e Kupës së Botës në “Katar-2022”. Janë dy ekipe që kanë befasuar me paraqitjet e tyre, sidomos Argjentina, e cila nuk llogaritej një pretendente kryesore nisur përbërja e grupit, krahasuar me skuadra si Spanja, Anglia e Gjermania që u kualifikuan më herët, apo dhe se Portugalia që u eliminua në çerekfinale. Pra ecuria e Argjentinës duket edhe me shumë fat, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Francën, e cila ka një skuadër të frikshme, me lojtarë të nivelit të lartë dhe padyshim një skuadër që shihet si favoritja kryesore për ta fituar titullin botëror. Në mbrëmjen e 18 dhjetorit do të kemi dhe një duel mjaft interesant të dy lojtarëve kryesorë, nga një për secilën skuadër, Mesi i Argjentinës dhe Kilian Mbape i Francës. Ky i fundit ka shënuar pesë gola, edhe Mesi gjithashtu. Por ndryshe nga argjentinasi që është shfaqur shpesh nervoz, sulmuesi i shpejtë Mbape ka bërë për vete publikun me sjelljen dashamirëse. Kështu, mësohet se Kilian Mbape ka bërë një cicërimë në “Tuiter” për ta ngushëlluar për humbjen shokun e tij të skuadrës të Paris San Zhermen, Akraf Hakimi, pasi që Franca fitoi në gjysmëfinale kundër Marokut. Të dy janë shokë dhe u ndeshën me njëri-tjetrin në gjysmëfinalen e dytë që u mbajt të mërkurën në mbrëmje, por në fund, Franca e Mbapesë e mundi Marokun e Hakimit dhe do të përballet në finale kundër Argjentinës. Pas fitores 2-0 të Les Bleus, sulmuesi ka bërë një mesazh ngushëllimi për Hakimin e Marokut dhe ata kanë shkëmbyer fanellat pas ndeshjes. Mbape më vonë ka bërë edhe një status për kolegun e tij të PSG në rrjetet sociale duke i dërguar atij një mesazh ngushëllimit. “Mos u mërzit vëlla, të gjithë janë krenar me atë çfarë bërë ti, bëre historinë”, shkroi ai në Tuiter duke etiketuar Hakimin. Mbape vuri në vështirësi disa herë Hakimin me shpejtësinë e tij dhe kishte disa duele me të gjatë ndeshjes. Sulmuesi pati gisht në dy golat që i shënoi Franca, në të parin ku goditja e tij u devijua dhe shkoi të Theo Hernandes ashtu si në golin e dytë që po ashtu pati devijim të topit që shkoi të Randal Kolo Muani që shënoi golin e dytë. “Les Bleus” arrin kështu në finale dy herë radhazi në dy Botëroret e fundit dhe do të luajnë të dielën kundër skuadrës së Argjentinës, ku Mbape do të luanë kundër shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Mesi, që po ashtu luan në të njëjtën skuadër me Mbapen, atë të PSG-së. Pra dueli do të jetë interesant, kruse i eliminuari Hakimi do të ketë mundësinë të bëjë tifo për të dy shokët e skuadrës, sepse në finale ata luajnë të dy, por këtë herë si rivalë dhe armiq të betuar sepse në lojë është Kupa e Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here